E enjte, Prill 24, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Udhëzime për Testin me Shkrim



1.      Testi me shkrim përbëhet prej 70 pyetjeve të hartuara për të testuar aftësitë tuaja në disa fusha.

2.      Koha në dispozicion për të përfunduar testin është 2 orë.

3.      Për t’ju përgjigjur pyetjeve duhet të përdorni laps me gomë.

4.      Nëse keni nevojë të ndryshoni përgjigjen, mund të fshini përgjigjen e parë dhe të jepni përgjigjen e re.

5.      Fillimisht do të plotësoni emrin dhe mbiemrin në fletën e parë që keni pyetjet e testit

6.      Mbasi të keni shkruar emrin dhe mbiemrin do te shikoni se tek fleta roze keni nje kuti që shënon “Test Form”, mbushni me lapës atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit, pra do të plotësoni variantin e testit.

7.      Mos e plotësoni kutinë që shënon “Subj Score” (Rezultati për lëndë).

8.      Për disa pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C, D dhe për disa te tjera dy mundësi A, B.

9.      Zgjidhni një përgjigje për çdo pyetje dhe mbushni atë në fletën me ngjyrë roze.

10.  Duhet ta mbushni me lapës të gjithë rrethin e përgjigjes që do të jepni.

11.  Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj të bëhet kujdes gjatë mbushjes se rrethit.

12.  Çdo përgjigje tjetër e mbushur nga ana juaj ne fletën rozë do të jetë gabim dhe nuk lexohet nga skaneri

13.  Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve me ngjyre roze që keni .

14.  Duhet t’u jepni përgjigje te gjitha pyetjeve, pra duhet te mbushni me laps ato edhe nëse per përgjigjen qe jepni ju nuk jeni të sigurt se ajo është e saktë.

15.  Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën e përgjigjeve me ngjyre rozë.

16.  Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur.

17.  Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni   dhe kthejuni më vonë nëse do të keni kohë.

18.  Tek fleta rozë keni shkronjën E , kjo nuk plotësohet nga ana juaj.

19.  Tek fleta rozë do te plotësoni vetëm 70 përgjigje dhe pjesa tjetër nuk do të plotësohet, pra nga 1-70, pra kjo është e detyrueshme.

20.  Përveç fletës se bardhë qe u kemi dhëne për te bere llogaritjet mund te bëni ndonjë shënim ose llogaritje edhe në testin tuaj prej 70 pyetjesh.

21.  Nuk do te përdorni makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t’ju ndihmojë për testin. Celularët duhet ti keni te fikur qe  para hyrjes ne sallën e testimit dhe deri ne momentin e përfundimit te provimit.

22.  Përdorimi i mjeteve të tilla do t’ju s’kualifikoje automatikisht.

23.  Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me njeri-tjetrin gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi, pra do te dilni nga salla.

24.  Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që mbikqyrësi që ndodhet pranë jush t’ju përgjigjet dhe t’ju sqaroje ne lidhje me pyetjen tuaj.

25.  Pas përfundimit të testit, të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet, etj) duhet të dorëzohen. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.

26.  Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike dhe brenda ditës do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.

27.  Ne momentin e dhënies se përgjigjeve duhet te jeni te vëmendshëm, pasi do t’u komunikohen oraret e Testimit të Aftësive Fizike për kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim.

 

Login Form