E mërkurë, Tetor 22, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Shkolla e policisë shpallen 157 fituesit e testimit me shkrim për aplikantet e qarkut Tiranë që konkuruan dt 14 maj


Kandidatët e Qarkut Tiranë, që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, të cilët kishin kodin e aplikimit nga 001-600, iu nënshtruan sot testimit me shkrim në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor, Sauk, Tiranë.

Gjatë testimit me shkrim morën pjesë 461 kandidatë, të cilët kanë aplikuar në periudhën shtator-dhjetor 2010. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fitues 157 prej tyre, të cilët grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit. (lista bashkëlidhur)
Korrigjimi i testimi ashtu sikundër dhe herët e tjera është bërë me skaner dhe kandidatët janë njohur me rezultatin e arritur.

Kandidatët që u shpallën fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit.



Me datë 06.06.2011 në stadiumin “Qemal Stafa” do të zhvillohet testimi fizik i tyre dhe pjesëmarrësit duhet të kenë me vehte fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kartelën shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes, pasi në të kundërt nuk do të pranohen për t’u futur në garat e testimit fizik.

Lista e pikëve të grumbulluara nga kandidatët do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.

 

Kujtojmë gjithashtu që testimi me shkrim i kandidatëve të tjerë, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive të Policisë në Qarqe për periudhën shtator-dhjetor 2010, do të zhvillohet sipas këtyre datave:

-    Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë testimi me shkrim do të zhvillohet dhe në në datat 21 dhe 28 maj 2011 sipas këtij përcaktimi:

o    Me datën 21 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës dhe Lezhë sipas këtij përcaktimi:

-          Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 601-724 pjesa e tretë dhe kandidatët e Qarqeve Durrës dhe Dibër.

-          Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Kukës dhe Lezhë.


o    Me datën 28 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër sipas këtij përcaktimi:

-          Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Elbasan, Berat dhe Vlorë.

-          Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Korçë dhe Gjirokastër.

-    Në ambientet e Universitetit Kristal Fier në datën 18 Maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim për aplikantët nga qarku i Fierit. Në orën 08.00’  të kësaj date aplikantët e qarkut Fier do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim në ambientet e këtij universiteti.

-    Për qarkun e Shkodrës testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 25 maj 2011. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 08.00’ pranë këtij universiteti.


Lista e kandidatëve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur në datë 19 janar 2011 nga Policia e Shtetit dhe gjendet si në faqen e internetit, ashtu dhe pranë Drejtorive të Poicisë në Qarqe. Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.


Policia e Shtetit, përmes këtij proçesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proçes i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët.

Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën CLOAKING .alCLOAKING .

Çdo material i nevojshëm për fazat e përzgjedhjes së kandidatëve do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.

 

Pikët e grumbulluara nga kandidatët që iu nënshtruan testimit fizik sot, datë 14.05.2011


 

Login Form