E shtunë, Nëntor 01, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Shkolla e Policisë, shpallen fituesit e testimit me shkrim për Qarkun e Fierit


Kandidatët e Qarkut Fier, që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, zhvilluan sot testimin me shkrim në ambientet e Universitetit Kristal Fier.

Gjatë testimit me shkrim morën pjesë 111 kandidatë, nga 138 persona të cilët kanë aplikuar në periudhën shtator-dhjetor 2010. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fitues 59 prej tyre, të cilët grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit, (bashkëlidhur lista).

Korrigjimi i testimi ashtu si dhe herët e tjera është bërë me skaner dhe kandidatët janë njohur me rezultatin e arritur.

Kandidatët që u shpallën fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit.

Me datë 02.06.2011, në orën 07.00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë, do të zhvillohet testimi fizik i tyre dhe pjesëmarrësit duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kartelën shëndetësore të lëshuar nga mjeku i familjes, pasi në të kundërt nuk do të pranohen për t’u futur në garat e testimit fizik.
Fituesit e testimit me shkrim duhet të paraqiten ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik të veshur me uniformë sportive.
Lista e pikëve të grumbulluara nga kandidatët do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.

Kujtojmë gjithashtu që:

Testimi me shkrim i kandidatëve të tjerë, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive të Policisë në Qarqe për periudhën shtator-dhjetor 2010, do të zhvillohet sipas këtyre datave:
-    Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë testimi me shkrim do të zhvillohet edhe në datat 21 dhe 28 maj 2011 sipas këtij përcaktimi:

o    Me datën 21 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës dhe Lezhë sipas këtij përcaktimi:
Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 601-724 pjesa e tretë dhe kandidatët e Qarqeve Durrës dhe Dibër.
Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Kukës dhe Lezhë.

o    Me datën 28 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër sipas këtij përcaktimi:
Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Elbasan, Berat dhe Vlorë.
Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Korçë dhe Gjirokastër.
-   Ndërkohë, për qarkun e Shkodrës testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 25 maj 2011. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 08.00’ pranë këtij universiteti.

Lista e kandidatëve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur në datë 19 janar 2011 nga Policia e Shtetit dhe gjendet si në faqen e internetit, ashtu dhe pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe. Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.

Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën CLOAKING .

Çdo material i nevojshëm për fazat e përzgjedhjes së kandidatëve do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.

Pikët e grumbulluara nga kandidatët që iu nënshtruan testimit me shkrim sot, datë 18.05.2011

Login Form