E premte, Korrik 25, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

image image image image
Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule nё Varrezat e Dёshmorёve tё Atdheut, ku prehen punonjёsit e Policisё sё Shtetit tё rёnё nё krye tё detyrёs
Z. Didi në Gjirokastër, nё kuadёr tё aktiviteteve sensibilizuese pёr parandalimin e kultivimit tё lëndëve narkotike
Mbi takimin informues me konkurentët që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë dhe fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në këtë takim
Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit e Policisë Zviceriane në fokus të takimit ndërmjet Z.Didi dhe Z.Vez
 

Shkolla e Policisë, renditja përfundimtare e kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet



Kanë përfunduar sot, datë 24.06.2010, fazat e konkurrimit për kandidatët që kanë aplikuar për periudhën shtator-dhjetor 2010 për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme.

Pas fazës së parë të konkurrimit, testimit me shkrim, aplikantët iu nënshtruan testimit fizik, ku komisioni përkatës vendosi për kualifikimin ose jo sipas normave që mori çdonjëri prej tyre.
Më pas u kalua në fazën e tretë të konkurrimit intervista me gojë, ku nga Komisioni i intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan të gjithë kandidatët e paraqitur. Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t’u bërë punonjës policie.

Bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë është bërë dhe klasifikimi përfundimtar i pjesëmarrësve në këtë proces konkurrimi.

Pas këtyre fazave të konkurrimit aplikantët do t’i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Për datat e kryerjes së kontrollit mjekësor kandidatët do të njoftohen nga strukturat e Burimeve Njerëzore.
Pas kontrollit mjekësor kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit.

Bashkëlidhur do të gjeni kopje të listës së renditjes përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të Policisë.

Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën CLOAKING . Lista e renditjes përfundimtare të kandidatëve do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al .

 

Lista e renditjes përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të Policisë

Sektori i Karieres

Sistemi i Gradave
Më shumë...
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

Login Form