E enjte, Gusht 21, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Komunën Shkalë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura, duke u angazhuar maksimalisht dhe duke kryer me profesionalizëm detyrat e ngarkuara me ligj, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë përsëritjes së procesit zgjedhor në Komunën Shkalë, aktualisht janë marrë në ruajtje nga shërbimet policore objektet dhe materialet zgjedhore.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në zbatim të Programit të Punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, “Për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, në funksion të përmbushjes së detyrave institucionale, gjatë përsëritjes së zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore, datë 21.08.2011”, ka organizuar punën, duke hartuar Planin e Masave, me detyra konkrete, për mbarëvajtjen e përsëritjes së procesit zgjedhor, në 5 qendrat e votimi në Komunën Shalë.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, janë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e detyrave dhe objektivave bazë, për garantimin e Rendit dhe Sigurisë Publike, gjatë këtij procesi, me qëllim zhvillimin sa më normal dhe shmangien e çdo lloj incidenti.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, do kryejnë me profesionalizëm detyrat e ngarkuara me ligj, duke vepruar me  paanësi dhe duke kërkuar zbatimin e ligjit nga të gjithë individët, pavarësisht nga bindjet dhe pozitat e tyre shoqërore. Për këtë arsye me të gjithë punonjësit e policisë, që do jenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor, janë ripunuar Ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Ligji për Tubimet, Kodi i etikës së policisë etj.

Shërbimet policore të angazhuara në procesin e përsëritjes zgjedhjeve, duke filluar nga data 20.08.2011, deri në përfundim të procesit do funksionojnë pa ndërprerje 24 orë në 24, për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Qarkut.

Në ora 18.00’, të datës së sotme 20.08.2011, nga ana e  Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, është organizuar puna dhe janë marrë në  ruajtje materialet dhe objektet zgjedhore, konkretisht 5 Qendra Votimi dhe 1 KZAZ, objekte këto të cilat do të ruhen nga shërbimet tona policore, nga momenti kur në to kanë mbërritur materialet zgjedhore, gjatë natës dhe deri në datën 21.05.2011,  në momentin kur të fillojë procesi i votimit.

Gjithashtu strukturat e kësaj Drejtorie në bashkëveprim të ngushtë me Komisariatet e policisë Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe, kanë marrë të gjitha masat e duhura, për sigurimin e rendit e qetësisë publike, në gjithë territorin e Qarkut Shkodër.

  

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër

Login Form