E shtunë, Korrik 26, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

image image image image
Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule nё Varrezat e Dёshmorёve tё Atdheut, ku prehen punonjёsit e Policisё sё Shtetit tё rёnё nё krye tё detyrёs
Z. Didi në Gjirokastër, nё kuadёr tё aktiviteteve sensibilizuese pёr parandalimin e kultivimit tё lëndëve narkotike
Mbi takimin informues me konkurentët që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë dhe fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në këtë takim
Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit e Policisë Zviceriane në fokus të takimit ndërmjet Z.Didi dhe Z.Vez
 

Hapet fushata e rekrutimit vetëm për femra në polici; deklaratë për shtyp e zv.ministres znj. Iva Zajmi

 


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme synojnë të rrisin numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme kanë hartuar disa masa të përhershme dhe të përkohshme, të cilat do të pasohen dhe me ndryshimet në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit. Këto ndryshime synojnë të eleminojnë disa pengesa lidhur me pranimin dhe karrierën e grave në Policinë e Shtetit.

Ne njoftojmë sot hapjen e një fushate aplikimi për Shkollën Bazë të Policisë së Shtetit vetëm për gra e vajza nga i gjithë vendi. Fushata e aplikimit nis tani dhe zgjat për dy muaj me rradhë, deri më 18 nëntor 2011.

Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara nga i gjithë vendi të aplikojnë pranë Drejtorive të Policisë në Qarqet e tyre për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimi është i hapur për të gjithë të interesuarat dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë strukturave të burimeve njerëzore në çdo Drejtori Policie në Qark, ku mund të merrni dhe informacionin e nevojshëm për procesin e konkurrimit dhe prezantimin e shanseve të vërteta që u ofrohen për punësim të denjë dhe karrierë profesionale të sigurtë.

Për nxitjen e aplikimeve nga vajzat dhe gratë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme  nisin një fushatë sensibilizuese dy mujore, e cila do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit. Fushata mbështetet edhe nga partnerët tanë strategjikë ICITAP, PAMECA,   UN Women etj.

 Të dashura gra dhe vajza! Realizoni një ëndërr tuajën dhe bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit sot! Kontributi dhe pjesëmarrja juaj do të pasurojnë organizatën tonë!

Përveç Drejtorive të Përgjithshme të Qarqeve, pyetjet dhe shqetësimet tuaja mund t’i drejtoni me e-mail në adresën CLOAKING .
Materialet e nevojshme për procesin, do të mund t’i gjeni në faqen e internetit të Policisë së Shtetit www.asp.gov.al.  apo duke klikuar në linket e mëposhtëme:

Sektori i Karieres

Sistemi i Gradave
Më shumë...
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

Login Form