Kakavije, arrestohet në flagrancë një shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kakavije, arrestohet në flagrancë një shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike  të realizuara nga Policia Kufitare e Kakavijes , ku gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë goditur 8 raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike ,Policia Kufitare e Kakavijes ka intensifikuar punën edhe në drejtim të goditjes së kalimit të paligjshëm të kufirit të atyre shtetasëve që su lejohet hyrja për në shtetin grek dhe konkretisht::

Më datën 15.03.2013, rreth orës 23.30  Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër ,mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative  nga Drejtori Rajonal i Kufirit Admir Abrija  se një shtetas nga Berati kishte marrë përsipër tre shtetas të cilëve nuk u lejohej hyrja me pasaportë në greqi dhe do ti kalonte nga kufiri i gjelbërt kundrejt fitimit 300 euro për person.

Mbi bazën e këtij informacioni policia kufitare ka përforcuar shërbimet në kufirin e gjelbërt .

Rreth orës 23.50 policia kufitare e Kakavijes  ka bërë të mundur  kapjen  e katër shtetasëve në vendin e quajtur Mulliri , në krahun e poshtëm të Kakavijes në kufirin e gjelbërt të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për në Greqi.

Drejtoria Policise Qarku Gjirokaster

Arkiva

Dhjetor 2014
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...