Programi i Qeverisë së SHBA-së për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), dhurohen pajisje për Policinë e Shtetit

Programi i Qeverisë së SHBA-së për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), dhurohen pajisje për Policinë e Shtetit

 

7marskufiri

Në kuadër të programit të Qeverisë së SHBA-së për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve (EXBS), Ambasada Amerikane i dhuroi, sot Policisë së Shtetit disa pajisje  të cilat do të ndikojnë në forcimin e kapaciteteve të strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit gjatë punës së tyre për sigurinë kufitare.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ishin Ministri i Brendshëm Z. Flamur Noka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Z. Hysni Burgaj, Zv/Ambasadori Amerikan Henry V.Jardin, drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe punonjës të strukturave të policisë kufitare dhe migracionit.

Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm, Z.Flamur Noka, shprehu falënderimet për Ambasadën dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen, kontributin, asistencën e vazhdueshme, që i ka dhënë Policisë së Shtetit në përgjithësi dhe asaj kufitare në veçanti, në këto vite, në mënyrë që ajo të rrisë performancën, të rrisë forcën goditëse në luftën kundër krimit, kundër trafiqeve dhe për të mundësuar kufij të sigurt në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Programi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e eksporteve dhe sigurinë e kufijve, që vazhdon prej 10 viteve, ka mundësuar nëpërmjet donacioneve të vazhdueshme që Policia Kufitare të rrisë performancën e saj, të rrisë forcën goditëse, të rrisë efiçencën e saj dhe të mundësojë, që t’u bëjë bllok trafiqeve të drogës e qenieve njerëzore dhe të ofrojë kufij më të sigurt për shtetasit e vendit tonë”- evidentoi Z. Noka.

Në mënyrë të veçantë Z. Noka u ndal në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për luftën kundër drogës:

“Simbolika e këtij donacioni merr një dimension krejt të veçantë, pasi vjen një ditë pas raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku në mënyrë të drejtë dhe të qartë vlerësohet puna e Policisë së Shtetit, vlerësohen arritjet e Policisë së Shtetit dhe vlerësohet drejt dhe korrekt edhe performanca e shkëlqyer e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit, në luftën kundër trafiqeve, në luftën kundër drogave.

Ky vlerësim hedh poshtë çdo sajesë politike, çdo trillim politik, çdo akuzë politike që është hedhur në drejtimin Tuaj.

Të nderuar miq, bashkëpunëtor dhe kolegë, funksionarë dhe drejtues të Policisë së Shtetit ky raport është pasqyra më e mirë e punës, e kontributit e luftës dhe e suksesit të Policisë së Shtetit në misionin e saj për të siguruar qytetarët e vet dhe për tu shërbyer atyre. Ky raport dhe ky vlerësim është dhe do të jetë një inkurajim edhe më i madh në punën e përditshme të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të saj, ky raport është dhe do të jetë një inkurajim edhe më i madh në kryerjen e misionit të saj fisnik”, - u shpreh Z. Noka.

Në përfundim të fjalës së tij Z. Noka, duke shprehur falënderimet për këtë donacion, theksoi se pajisjet e dhuruar sot do të mundësojnë që Policia e Shtetit të jetë më e aftë, të ketë një rritje të performancës, rritje të eficenës në sigurinë e kufijve, në luftën kundër trafiqeve, në luftën kundër krimit të cdo lloji qoftë.

“Unë jam i bindur që sot Policia e Shtetit është më e vendosur se kurrë për ta vazhduar betejën e saj. Jam i bindur që sot Policia e Shtetit është më e vendosur se kurrë për ta fituar këtë betejë.” – theksoi Ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Zv/Ambasadori Amerikan në Tiranë, Z. Jardin, gjatë fjalës së tij, duke u ndaluar në asistencën e ofruar Policisë së Shtetit përmes Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare, evidentoi progresin që ka bërë Shqipëria në zbatimin e ligjit në kufi.

“Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare ka dhjetë vjet që operon në Shqipëri duke dhënë mbështetje nëpërmjet trajnimeve dhe pajisjeve të dhuruara për të forcuar kapacitetet e Shqipërisë në tre drejtime kryesore: ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë, lufta kundër çdo lloj trafiku të paligjshëm dhe asistenca për mospërhapjen e lëndëve bërthamore. Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon progresin që Shqipëria ka treguar në zbatimin e ligjit në kufi dhe do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë nëpërmjet programit EXBS.” – u shpreh Zv/Ambasadori Amerikan.

Po ashtu Z. Jardin vuri në dukje faktin se përmes këtij programi Policisë Kufitare i janë dhuruar më shume së 2 milionë dollar në trajnim, pajisje dhe mbështetje për të promovuar zhvillimin e kapaciteteve efikase për sigurinë kufitare.

Ndërkohë që dhurimi i sotëm, - theksoi Z. Jardin, përfshin kamera termike dore, dylbi dite dhe nate, si dhe pajisje të tjera që arrijnë vlerën e 60.000 dollarëve dhe kjo është një provë e mëtejshme e vendosmërisë tonë për të ndihmuar Shqipërinë në arritjen e synimeve Europiane.

Arkiva

Nentor 2014
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...