Policia Kufitare Durrës sekuestron 422.8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, arrestohet një shtetas

Policia Kufitare Durrës sekuestron 422.8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, arrestohet një shtetas

 

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Albano Feraizi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi më datë 07.03.2013, rreth ores 22.30’, ne Pikën e Kalimit Kufitar Porti Detar  Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus i markës Renault me targa TR 9564 L që drejtohej nga ky shtetas, në pjesën e brendshme e pikërisht në dyshemenë e autobuzit  u gjetën 268 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa, sasi që nga peshimi rezultoi në masën e 422.8 kg.

U kryen veprimet e para hetimore lidhur me rastin dhe vijon hetimi në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë në trafikimin e lëndës.

Materialet hetimore iu përcollën Prokurorise Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës

Arkiva

Dhjetor 2014
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...