E mërkurë, Korrik 30, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

PSHSH dhe Policimi në Komunitet


Shqipëria ka njohur në Strategjinë e saj kombëtare për Zhvillim dhe Integrim/SKZHI, 2007 -2013 të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 342, 12 mars 2008, se “rendi publik do të forcohet nëpërmjet policimit në komunitet” . Ky angazhim është zgjeruar më tej nëpërmjet vizionit të Policisë së Shtetit Shqiptar: “Së bashku për një komunitet më të sigurt”.


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar aktualisht ka 5 Departamente: Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda (hetimi i krimit financiar, trafiqeve, drogës, krimeve të rënda, mbrojtja e dëshmitarëve etj.), Departamenti për Sigurinë Publike (siguria, policia rrugore, parandalimi, dhuna në familje dhe forcat speciale e të ndërhyrjes së shpejtë), Departamenti për Kufirin e Migracionin, Departamenti për Trajnimin Policor dhe Departamenti për Shërbimet Mbështetëse (personeli, logjistika dhe buxheti). Ekzistojnë 12 drejtori policie qarku, të cilat kanë në varësi 42 komisariate, po ashtu ekzistojnë 12 Njësi Rajonale të Policisë Rrugore e shtrirë në 42 Komisariate dhe 8 Drejtori Rajonale Kufitare dhe të Migracionit . Specialistët e Policisë së zonës janë pranë komunitetit dhe kanë përgjegjësinë e përditshme të kryerjes së policimit në komunitet në terren. Ata janë shpesh lidhja e drejtpërdrejtë me kryetarët e komunave, dhe marrin pjesë ne takimet vendore kur është  e nevojshme.
Qasja e PSH-se ne dhënien e Policimit në komunitetet  dhe zbatimi i planit të veprimit garantohet nga neni  122 i Ligjit për Policinë e Shtetit përmes të cilit PSH është e detyruar te konsultohet me partnerët, në nivele të ndryshme kur përgatisin planet e tyre vjetore te policimit ne rrethe .   Për më tepër, PSH-ja ka miratuar Policimin në Komunitet, si komponent kryesor në strategjinë shtatë vjeçare të PSH-së me gjashtë elemente: parandalimi i krimit, zgjidhja e problemeve, partneriteti, policimi i bazuar në të dhëna të klasifikuara, aktivitet e bazuara në planifikim strategjik dhe aktivitet e bazuara në shpenzime.


Strategjia vendos theks të veçantë në "identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, sa të dukshme dhe cilësore janë shërbimet e ofruara nga policia dhe si është qasja e njerëzve ndaj këtyre shërbimeve".  Ekziston edhe një Plan Veprimi i veçantë për Policimin në Komunitet që përfshin periudhën 2011-2013 (i cili pason Planin e Veprimit për periudhën 2008-2010), e cili identifikon një sërë nismash, personat përgjegjës dhe afatet kohore përkatëse për zbatimin. Objektivat e përgjithshme janë:
1. Përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe rritja e besimit të publikut
2. Ndërtimi i partneritetit
3. Zbatimi i Patrullës së Shërbimit të Përgjithshëm, në të gjitha strukturat e policisë vendore.
4. Zbatimi i Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Informacionit.
5. Rritja e sigurisë rrugore
6. Reduktimi i krimit dhe sjelljeve anti-shoqërore
7. Monitorimi i Policimit në Komunitet

Policimi në komunitet krijon një partneritet ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të mundësuar analizë të përbashkët të problemeve, për të përcaktuar rrënjët e shkaqeve të këtyre problemeve, dhe për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, duke u bazuar në nocionin e ndarjes së përgjegjësisë për të mbajtur komunitetin të sigurt. Më e rëndësishmja është se ekziston një angazhim për të parandaluar incidentet, para se të luftohet ndaj tyre.
Policimi në Komunitet  sjell parimet e mëposhtme:
• Komuniteti dhe policia punojnë së bashku në mënyrë proaktive për ta mbajtur komunitetin të sigurt si dhe për të parandaluar dhe zgjidhur problemet që lidhen me krimin.
• Prioritetet e policimit bazohen në problemet e identifikuara me komunitetin.
• Komuniteti dhe Policia punojnë së bashku për të identifikuar dhe për të zgjidhur shkaqet rrënjësore të problemeve të lidhura me krimin.
Nevojat e grupeve më të cenueshme të komunitetit vendosen në qendër të përpjekjeve për të përmirësuar ruajtjen dhe sigurinë.

Policimi në Komunitet përmirëson efektivitetin e policimit duke reduktuar nivelin e krimit në komunitet dhe numrin e incidenteve, nëpërmjet zgjidhjes së shkaqeve. Ai gjithashtu përmirëson nivelin e zgjidhjes së problemeve që lidhen me krimet sepse policia merr më shumë informacion nga komuniteti. 
Policimi në komunitet përmirëson llogaridhënien në radhët e policisë duke i dhënë mundësinë komunitetin që të kontrollojë punën e policisë dhe duke lejuar kontributin e tyre në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të performancës. 

 

Login Form