E diel, Tetor 26, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

image image image image
Z. Didi në Abu Dhabi, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe në fushën e sigurisë
Z.Didi, në Konferencën Ndërkombëtare “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore” në Vatikan
 
Arrestohen 7 persona të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve për të luftuar në Siri
Takim mes Z.Didi e Z.Maxhuni, intensifikim i bashkёpunimit policor mes Shqipёrisё dhe Kosovёs  

Njoftime Ekstradimesh

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7

Ekstradohet nga Italia i kerkuari Lavdrim Luca i akuzuar per vrasje




Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 11.35, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Lavdrim Besnik Luca, vjeç 41, lindur në Llugjej, Dibër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 616, datë 21.06.2007, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim“, si edhe të “Armëmbajtjes pa leje“, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Shtetasi Lavdrim Luca akuzohet se më datë 03.08.1997, në Bathore, Kodër Kamëz, ka vrarë dy shtetas.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 12.10.2007, në Itali u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Login Form