E mërkurë, Tetor 01, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Misioni i Kufirit dhe Migracionit

Misioni i Policisë Kufitare dhe të Migracionit në kufi

 

 

Policia Kufitare dhe e Migracionit, në zbatim të parimeve kushtetuese të këtij ligji dhe të akteve ligjore dhe nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, ka për mision:


1. Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave, si dhe për parandalimin e migracionit të paligjshëm.
2. Marrjen e masave për ndalimin e personave, që kryejnë veprimtari të kundërligjshme nëpërmjet kufirit, si dhe të personave të kërkuar; bllokimin e mjeteve dhe të mallrave, që hyjnë ose dalin në mënyrë të kundërligjshme dhe, kur ka dyshime apo vihet në dijeni për shkelje të dispozitave të Kodit Doganor, njofton menjëherë zyrën doganore.
3. Zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, marrëveshjet dy apo shumëpalëshe. Gjithashtu realizon takime me organet homologe të shteteve fqinje dhe të vendeve të tjera, për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe për shkëmbimin e të dhënave, në interes të zbatimit të tyre.
4. Grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, në interes të shërbimit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, si dhe të kalimit të tij. Kur dyshon ose ka informacion paraprak, kryen kontroll vetjak, fizik dhe të imët të personave, mallrave, bagazheve e mjeteve.
5. Në pikat e kalimit kufitar u kërkon shtetasve shqiptarë dhe të huaj zbatimin e rregullave të kontrollit dhe respektimin e procedurave të intervistimit, që kanë të bëjnë me kalimin e kufirit, sipas kritereve të përcaktuara nga ky ligj dhe nga akte nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij.
6. Kryen detyra dhe zbaton masa për hyrjen, qëndrimin, trajtimin dhe kontrollin e të huajve në territorin e Republikës së Shqipërisë.
 

 

 

Vizioni i Policise Kufitare dhe  Migracionit:

 

 

 

 “Kufij të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurtë”

 

Qëllimi i përgjithshëm strategjik i qeverisë shqiptare është zhvillimi i një sistemi sigurie të kufijve i cili do të integrojë të gjitha agjencitë shtetërore me përgjegjësi për kontrollin e kufirit.  Qëllimi specifik i Strategjisë MIK është krijimi i një baze për koordinim dhe bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha agjencive përkatëse të përfshira në sigurinë e kufirit dhe lehtësimin e tregtisë në mënyrë që të krijohet menaxhim efikas, i efektshëm i kufijve që do të garantojë kufij të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurtë.

 

 

 

Kompetencat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit në thellësi


Në zbatim të këtij ligji dhe në kuadër të luftës kundër trafiqeve, për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit dhe për kontrollin e të huajve, Policia Kufitare dhe e Migracionit i shtrin kompetencat edhe në brendësi të territorit, duke bërë:


a) kontrolle dhe duke zbatuar masa për zbulimin e hyrjes dhe të qëndrimit të paligjshëm të shtetasve të huaj e të personave, që organizojnë trafik në drejtim të kufirit;
b) në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, ushtron kontrollin e personave, të sendeve dhe mjeteve të udhëtimit, në rrugë tokësore, larg pikave të kalimit kufitar, për ndalimin e hyrjes dhe të qëndrimit të tyre të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë.

Login Form