E enjte, Tetor 30, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Testimi me shkrim i kandidatëve për Shkollën Bazë të Policisë fillon më 18 mars 2014

 

Testimi me shkrim i kandidatëve, që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të Policisë “Për Patrullë të Përgjithshme”, do të fillojë më datë 18 mars dhe do të shtrihet dhe në ditët pasuese, nisur nga numri tepër i lartë i aplikimeve, ku në të gjithë vendin kanë aplikuar 10.035 persona, nga të cilët 1.558 femra dhe 8.477 meshkuj.

Testimi me shkrim do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe korrigjimi i testimi do të kryhet me skaner, duke mundësuar që kandidatët brenda ditës të njihen me rezultatin e pikëve të grumbulluara gjatë testimit.

Listat e aplikantëve, që do të përmbajnë:

  • të dhënat mbi kandidatin (emër, atësi, mbemër),
  • qarkun ku është bërë aplikimi,
  • kodin e aplikantit
  • dhe datën dhe orën e testimit,
  • do të shpallen ditën e hënë, datë 10.03.2014, në të 12 Drejtoritë e Polciisë në Qarqe.

Çdo informacion i nevojshëm mbi procesin, përfshirë dhe listën e sipërcituar sipas datave të testimit, do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al.

Login Form