E martë, Shtator 02, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Testi fizik i aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë

image

Oficerët e policisë kryejnë disa funksione tepër unike gjatë detyrës, disa prej të cilave mund të kërkojnë përgatitje të lartë fizike. Shkalla e aftësisë fizike të policit për t’i kryer këto funksione përcakton ndikimin e vet tek siguria personale dhe ajo publike. Përgatitja fizike qëndron në themel të aftësisë së policit për të kryer detyrat e zakonshme dhe ato kritike. Në rast se polici është nën nivelet minimale fizike të parashikuara në këtë dokument, atëhere kompromentohet performanca e tij në kryerjen e detyrave policore. Nivelet e larta të përgatitjes fizike shoqërohen me performancë më të mirë në kryerjen e detyrave fizike që duhet të përmbushin punonjësit e policisë së shtetit shqiptar.

 

 

Administrimi i Serisë së Testit të Përgatitjes Fizike (STPF).  

STPF-ja e testit fizik për aplikantin për në Shkollën e Policisë përbëhet nga pesë komponent:

· Kërcim Vertikal

· Ushtrime për barkun një minutë

· Maksimumi i mundshëm pompash

· Vrap 300 metra

· Ecje/Kros 2. 4 km

 

Për t'u njohur me Rregulloren Normat dhe Kriteret për aftësitë fizike kliko këtu .

Login Form