E mërkurë, Shtator 03, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Procedura e pajisjes me Leje Qëndrimit për Shtetasit e Huaj, apo rinovim të saj


1. Institucioni Përgjegjës:    Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

2. Emërtimi i shërbimit:      Pajisja me  Leje Qëndrimit për  Shtetasit e Huaj

3. Përshkrim i shkurtër i shërbimit: I huaji i cili qëndron ne Republikën e Shqipërisë me një vize qëndrimi afatgjate te tipit “D”, ose ai qe hyn pa vize dhe qëndron me shume se 90 dite ne 180 dite, duhet te pajiset me leje qëndrimi te përkohshme, për te cilën aplikon pranë zyrës se migracionit te Drejtorisë Lokale për Kufirin dhe Migracionin. Leja e qëndrimit jepet me afat  3 muaj, 6 muaj, 1vit e cila mund te riperterihet deri ne 5 here radhazi, 2 vite e cila mund te riperterihet jo me shume se nje here, dhe e perhereshme nese i huaji ka patur qndrimte ligjshem per 5 bite radhazi ne Shqiperi.

4. Perfituesi i shërbimit:      Shtetas te huaj qe qendrojne ne Shqiperi per motiv biznesi, studimi, humanitar, fetar, bashkim familjar etj.

5. Procedurat dhe kushtet e përfitimit:  Bazuar ne VKM  Nr. 362, date 01.04.2009

 

KRITERET, PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONI PËR PAJISJEN ME LEJE QËNDRIMI

 

1. Kërkesa për lejeqëndrimi ose për ripërtëritjen e saj depozitohet në sektorët ose zyrat e migracionit, pranë drejtorive rajonale për kufirin dhe migracionin, në territorin ku i huaji ka vendbanimin në çastin e aplikimit. I huaji me qëndrim të ligjshëm në Shqipëri paraqitet personalisht për aplikimin për lejeqëndrimi.

 

2. Për marrjen e lejeqëndrimit, në kuadër të veprimtarive ekonomike, profesionale, tregtare dhe të punësimit, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente bazë:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes.Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

d)       Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës.

e)      Certifikatat personale dhe/ose familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

f)        Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

g)      Deklaratën nga pritësi ose punëdhënësi për motivin e qëndrimit.

h)      Fotokopjen e lejes së punës ose fotokopjen e licencës së ushtrimit të veprimtarisë përkatëse.

i)        Certifikatën shëndetësore (për shtetas, që vijnë nga vende të prekura nga epidemi), sipas përcaktimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

j)        Mandatin e pagesës për lejeqëndrimin.

 

3. Për marrjen e lejeqëndrimit për qëllime studimi i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Dëshminë e penalitetit të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm për gjashtëmujorin e fundit, të përkthyer në gjuhën shqipe, të vërtetuar dhe legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

d)      Vërtetimin nga titullari i institucionit arsimor për regjistrimin në vitin akademik.

e)      Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës, e cila duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe e noteruar, ose deklaratën e akomodimit nga institucioni arsimor, që e garanton atë.

f)        Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

g)      Dokumentin nga një institucion bankar në Shqipëri, të depozitës bankare, për mbulimin e shpenzimeve të studimit, ose vërtetim nga institucioni arsimor përkatës, për dhënie burse studimi.

a)      ë) Vërtetimin e mjeteve financiare për jetesë, sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 "Për të huajt".

h)      Dëshminë e njohjes së gjuhës me të cilën do t’i zhvillojë studimet në Shqipëri, për shtetasit e huaj joshqipfolës.

4. Për marrjen e lejeqëndrimit për bashkim familjar të një të huaji me një të huaj tjetër me qëndrim të rregullt në Shqipëri, i pari duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin, ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

d)      Fotokopjen e lejes së qëndrimit të bashkëshortit/es, ose partnerit/es civile.

e)      Certifikatat personale dhe familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

f)        Dy fotografi sipas formatit të pasaportës shqiptare.

g)      Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës. Banesa duhet të jetë në sipërfaqe të mjaftueshme, për të siguruar një jetesë normale për numrin e personave pas bashkimit.

h)      Fotokopjen e dokumentit të kontributeve të sigurimeve shëndetësore (për shtetasin e huaj me qëndrim në Shqipëri)

i)        Kërkesën e bashkëshortit/es ose partnerit/es civil pritës.

j)        Deklaratën noteriale të partnerëve civilë.

k)      Dokumentacioni i partnerit/es civil shërben vetëm për rastet e parashikuara ne nenin 21 të ligjit nr. 9959, datë 17.07.2008 “Për të huajt”.

5. Për marrjen e lejeqëndrimit për bashkim familjar të një të huaji, që hyn me vizë, dhe një shtetasi shqiptar, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr.8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në momentin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e dokumentit të identifikimit ose të pasaportës së bashkëshortit/es shqiptar/e.

d)      Certifikatën familjare dhe të martesës në vendin e tij të origjinës, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar brenda 6-mujorit të fundit, të noterizuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

e)      Dy fotografi sipas formatit të pasaportës shqiptare.

f)        Dokumentet të cilat vërtetojnë bashkëjetesën e tyre për një periudhë kohore jo më pak se një vit (kontratë qiraje të përbashkët, fotografi të ndryshme etj.).

6. Për marrjen e lejeqëndrimit për bashkim familjar me një shtetas shqiptar, i huaji, që hyn pa vizë duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e dokumentit të identifikimit ose të pasaportës së bashkëshortit/es shqiptar/e.

d)      Certifikatën familjare nga vendi i origjinës dhe certifikatën e martesës, të lëshuar në Shqipëri ose në vendin e origjinës, brenda 6-mujorit të fundit, të përkthyera në gjuhën shqipe, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

e)      Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

7. Për marrjen e lejeqëndrimit, në kuadër të veprimtarive humanitare ose fetare, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Dëshminë e penalitetit të marrë në vendin e origjinës, dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

d)      Certifikatat personale e familjare (sipas rasteve specifike), të përkthyera në gjuhën shqipe, të lëshuara në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

e)      Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

f)        Fotokopje e lejes së ushtrimit të veprimtarive humanitare ose deklaratë nga institucioni fetar pritës.

8. Për pajisjen me lejeqëndrimi për rastet përjashtimore, të përcaktuara në nenin 31 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 "Për të huajt", i huaji duhet të depozitojë dokumentet e mëposhtme:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Dokumentin e udhëtimit ose të identifikimit, nëse ka.

c)      Kërkesë nga institucioni shtetëror për pajisje me lejeqëndrimi jo më të gjatë se një vit, ku duhet të parashtrohet arsyeja si rast përjashtimor.

d)      Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

9. Për marrjen e lejeqëndrimit, për motive të tjera, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin, ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe

d)      Certifikatën e pronësisë së banesës.

e)      Dëshminë bankare, për mundësitë financiare, për të mbuluar shpenzimet, sipas motivit të qëndrimit, për kohën e kërkuar të qëndrimit.

f)        Certifikatat personale dhe familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6-mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

g)      Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare

h)      Deklaratën për motivet e qëndrimit.

i)        Mandatpagesën për lejen e qëndrimit.

10. Për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e lejes së përkohshme të qëndrimit, të mëparshme.

d)      Dokumentin/et, që vërteton/jnë arsyen/nevojën për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, të njëjtë/a me atë/o të përcaktuar/a në këtë vendim, për marrjen e lejes së përkohshme të qëndrimit, përjashtuar dëshminë e penalitetit nga vendi i origjinës.

11. Për pajisjen me lejeqëndrimi dyvjeçare, i huaji duhet të ketë qëndrim të ligjshëm për një periudhë njëvjeçare (me lejeqëndrimi të përkohshme) në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e lejes së përkohshme të qëndrimit, të mëparshme.

d)      Dokumentin/et, që vërteton/jnë arsyen/nevojën e dhënies së lejes së qëndrimit 2-vjeçare, të njëjtë/a me atë/o të përcaktuar/a në këtë vendim, për marrjen e lejes së përkohshme të qëndrimit, përjashtuar dëshminë e penalitetit nga vendi i origjinës.

12. Për pajisjen me lejeqëndrimi të përhershme, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr.8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejeqëndrimit të përkohshëm, të mëparshëm. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e lejes/eve të përkohshme të qëndrimit të mëparshëm, që vërtetojnë qëndrimin pesë vjet radhazi në Shqipëri.

d)      Dokumentin/et, që vërteton/jnë arsyen/nevojën e dhënies së lejes së qëndrimit të përhershme, të njëjtë/a me atë/o të përcaktuar/a në këtë vendim, për marrjen e lejes së përkohshme të qëndrimit, përjashtuar dëshminë e penalitetit nga vendi i origjinës.

13. Pajisja me lejeqëndrimi të përhershme, për arsye të veçanta, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, realizohet për interesa të rëndësishme të shtetit, të sigurisë shtetërore e të rendit publik.

Kërkesa për pajisje me lejeqëndrimi i drejtohet Ministrit të Brendshëm nga institucioni i interesuar. Dokumentet, që duhet të paraqiten pranë autoritetit shtetëror përgjegjës për trajtimin e të huajve, në nivel rajonal/vendor, janë:

a)      Formulari tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaporta, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes.

c)      Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të qëndrimit të ligjshëm, të mëparshëm të të huajit në Republikën e Shqipërisë. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

d)      Sipas rastit, konfirmimi i titullarit të institucionit qendror nga i cili i huaji është punësuar ose kontraktuar.

14. Për marrjen e lejeqëndrimit të përhershëm, për raste të veçanta, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr.8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejeqëndrimit të përkohshëm, të mëparshëm. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Fotokopjen e lejes së përkohshme të qëndrimit.

d)      Sipas rrethanave, të treguara në pikën 1 të nenit 36 të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008 "Për të huajt", fotokopjen e lejes së qëndrimit (të përhershme) të bashkëshortit(es)/prindit, certifikatën familjare të prindit ose gjyshit, certifikatën e lindjes së fëmijës.

e)      Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

15. Për pajisjen me lejeqëndrimi të përkohshme, për qëllime të veçanta (specialist i ardhur në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe a shumëpalëshe, lektor, pjesëtar i stafeve shkencore, pedagog i universiteteve, që, për shkak të njohurive të tyre të veçanta, punojnë në Republikën e Shqipërisë), i huaji duhet të depozitojë këto dokumente:

a)      Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b)      Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë, të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja mbahet në fashikull.

c)      Konfirmimin e titullarit të institucionit qendror, nga i cili i huaji është punësuar ose kontraktuar.

 

Të gjitha dokumentat, që duhet të paraqiten për marrjen e lejeqëndrimit, në kuadër të veprimtarive ekonomike, profesionale, tregtare dhe të punësimit, duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuara nga autoritetet përkatëse vendase.

 

6. Dokumentacioni i nevojshwm dhe kosto e realizimit: Dokumentacioni është i listuar nw piken 5. Kosto e realizimit te këtij shërbimi varion nga afati i lejes së qëndrimit si në tabelë:

 

Afati i lejës

Kosto në Lek

3 mujore, 6 mujore

5 000

1 vit

10 000

2 vite

15 000

E përhereshme

25 000

 

7. Formulari i aplikimit:     Kliko këtu

8. Afati i detyrueshëm për të marrë përgjigje për shërbimin e kërkuar: Afati i detyrueshëm është deri në 1 muaj. Nëse për arsye subjektive ky afat duhet të zgjatet, zyra e migracionit që pranon aplikimin, njofton shtetasin e huaj për afatin e ri.

9. Afati dhe organi, ku bëhet ankimimi në rast refuzimi të përgjigjes apo mosofrimit të shërbimit në afatin e detyrueshëm ligjor: Në baze të ligjit “Për të huajt” , shtetasi i huaj ka të drejtën e ankimimit administrativ në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin brenda 10 ditëve, si dhe gëzon të drejtën e ankimimit në gjykatë brenda afatit 1 muaj.

 

Login Form