E mërkurë, Prill 16, 2014
Albanian-ALEnglish (United Kingdom)
   
Text Size

Kërkimi ASP

Si të bëjmë një ankesë për një punonjës policie

Policia e Shtetit ështe në shërbim për qytetarët dhe është detyrë e cdo punonjësi të policisë që të veprojë me ndershmëri dhe integritet, të trajtojë publikun me respekt, të mos abuzojë me kompetencat dhe autoritetin dhe të veprojë në mënyrë të tillë që të mos dëmtojë besimin që publiku ka tek Policia e Shtetit.

Nëse ju gjykoni që një punonjës i Policisë së Shtetit nuk i ka përmbushur këto standarte, apo mendoni se jeni trajtuar keq nga punonjësit e Policisë, si dhe nuk i është kushtuar vëmëndja e duhur shqetësimit ose kërkesës qe ju keni ngritur, ju keni të drejtë të bëni ankesë.

Ankesa mund të bëhet:

- përmes telefonit në numrat e gjelbër: 0800 1100 0800 1212

- përmes postës elektronike në adresën : CLOAKING

Ju garantojme se shqetësimi juaj do të trajtohet me përparësi maksimale.

Kliko këtu për më tepër.

Login Form