DVP Vlorë, me ambiente të rikonstruktuara, të pajisura me teknologji dhe logjistikë

Performancë, teknologji, siguri.

Ambiente të rikonstruktuara, të pajisura me teknologjinë dhe logjistikën e nevojshme për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Tashmë DVP Vlorë ka sallë komandimi me pajisje bashkëkohore, që kontrollon sigurinë në qytet.

Dhoma për intervistimin e të miturve sipas standardeve dhe dhoma shoqërimi të rikonstruktuara.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar Drejtorin e DVP Vlorë Gentian Berberi, për vizionin dhe gjetjen e donacioneve, dhe inkurajon që edhe bizneset e tjera të kontribuojnë për Policinë, në infrastrukturë dhe pajisje.

Drejtori i DVP Vlorë Gentian Berberi ka theksuar se projekti vijon për ta shtrirë më tej vendosjen e kamerave në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Vlorës, në Selenicë, Orikum, Palasë, Dhërmi, Himarë, Borsh e Sarandë dhe për të rikonstruktuar ambiente të tjera të Policisë.