Raporti ditor i ngjarjeve, 28 dhjetor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. O., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase 22 vjeçe.

-Në Komisariatin e Policisë Krujë ka kallëzuar shtetasi G. Q., 53 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, se gjatë natës i kanë dëmtuar xhamat e automjetit që kishte të parkuar. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 27.12.2022, në mbrëmje, është paraqitur në spital, i dëmtuar lehtë në këmbë, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore, u largua në banesë. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë kontaktuar me 24-vjeçarin, i cili nuk ka deklaruar ku apo me se ishte dëmtuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 61 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 36 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 3 raste, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 3 shtetas të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 5 shtetas të vënë në pranga dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.