Raporti ditor i ngjarjeve, 27 janar 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Shtetit/Konfiskohen 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”.Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK-ut.Pasuritë e konfiskuara, në pronësi të një shtetasi në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij.Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, i ndodhur më datë 23.01.2023, në unazën e qytetit.Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit.Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023.Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak.Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flgrancë 60-vjeçari.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”.Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.Finalizohet në Durrës, faza e katërt e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Kjo fazë u shtri në qytetet Durrës, Shijak dhe Krujë.Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, Shijak dhe Krujë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit D. K. dhe P. D. (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale).-Plani operacional ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar në qendrat urbane të kësaj bashkie, bazuar në planin e masave të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit J. K., A. B., A. A., Xh. V., A. M. dhe S. Gj.-Gjithashtu, plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera.Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 121 shtetas, konkretisht: 36 shtetas janë vënë në pranga, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste-8 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-6 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga, ndërsa për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa për rastet e tjera-4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin Policia vijon punën. Për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”-1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 7 shtetas të vënë në pranga, 6 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga; 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 shtetas të shpallur në kërkim; “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Keqtrajtimi i kafshës”, me autorë ende të paidentifikuar; “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.