Raporti ditor i ngjarjeve, 31 janar 2023

Raporti ditor i ngjarjeve, 31 janar 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 123 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 104 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas që janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, është evidentuar 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 1 rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste, 1 rast me 4 shtetas të arrestuar, 1 rast me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 raste me nga 1 shtetas të proceduar penalisht.

Për veprat penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 4 prej tyre dhe autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për 3 rastet e tjera 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.  

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, 1 rast me autor të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas.  

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Vepra të turpshme”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me nga 1 autor të arrestuar në flagrancë;  “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Veprime në kundërshtim më vendimin e gjykatës”, “Mjekimi i pakujdesshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me nga 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.  

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 2 shtetas. Janë evidentuar në total 6 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.