Raporti 72-orësh i ngjarjeve, 18, 19, 20 mars 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale.Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

Elbasan-Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.Kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari, si dhe i sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi E. K., 35 vjeç, banues në Cërrik.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Berat-Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe u shpallën në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit K.Sh., 22 vjeç dhe E.N., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi për motive të dobëta dhe me pretendimin se u kishte zënë rrugën nëpër shkallët e Spitalit Rajonal Berat, kanë goditur me grushta infermierin i cili ishte në shërbim shtetasin E.Sh.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Korçë-Finalizohet faza e katërmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, kanë finalizuar me sukses fazën e​ katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë; Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:- G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Bridge”.Qarkullonin të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 shtetas.Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:- A. V., 35 vjeç, A. V., 42 vjeç, F. Rr., 35 vjeç, dhe B. Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës.Në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Librazhd/Informacion paraprak-Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Fier/Informacion paraprak-Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

DVP Tiranë-Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Inside”.  Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase, njëra prej tyre administratorja e qendrës.Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë.Sekuestrohen 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:- Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Himarë/Më datë 18.03.2023, shtetasi K. B., 24 vjeç, banues në fshatin Tërbaç, Himarë, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Himarë, se që prej datës 17.03.2023, ka humbur kontaktet me nënën e tij, shtetasen V. B., 41 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 225 shtetas, konkretisht: 71 shtetas janë vënë në pranga, 136 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 34 raste – 11 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 29 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste- 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste- 2 shtetas jantë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast  i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Janë evidentuar 3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit- 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 20 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 7 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 16 raste, me 8 shtetas të vënë në pranga, 5 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Përndjekja”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Prishja e qetësisë publike”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Fyerja”, “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 23 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Për një rast të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, janë vënë në pranga 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Dhunimi i varreve”, me autorë ende të paidentifikuar.

Për raste të veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, të dyshuara të kryera më parë, janë ndaluar 2 shtetas.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 15 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 48 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 23 shtetas janë vënë në pranga, si dhe me 26 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.