Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Similar”. Zbardhen 4 raste të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar “Similar” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit K. B., 21 vjeç dhe M. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal, në Sauk.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; 

– J. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.