DVP Korçë – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. Z., 42 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Floq, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan shtetasin F. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në qytetin e Ersekës, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër, ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas 29-vjeçari, në dalje të Ersekës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar shtetasi F. I., i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin (kamion) që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 5 emigrantë, të cilët dyshohet se transportoheshin nga 29-vjeçari, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar murin rrethues të magazinës së një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.