Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Port Durrës-Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare e portit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar.Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, për shtetasit S. D., 48 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë verifikimeve të kryera në hyrje të vendit tonë, automjetet me të cilat qarkullonin këta shtetas, rezultuan “Alert”.Vijojnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë ligjore të këtyre rasteve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– E. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
– F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. M., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– S. L., 50 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. D., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– A. Ç., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– I. V., 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. R., 23 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 6”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, gati për shitje, dhe 1 aparat celular.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 6”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-R. S., 28 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës dhe të kanabisit, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 17 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar
Për kalim të paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 5 raste me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të Policisë, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.