Lushnjë – Ndezën zjarre nga pakujdesia, dhe si pasojë u dogjën një ambient me 4000 dëngje me bar në brendësi, dhe një sipërfaqe toke e mbjellë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase

Lushnjë

Ndezën zjarre nga pakujdesia, dhe si pasojë u dogjën një ambient me 4000 dëngje me bar në brendësi, dhe një sipërfaqe toke e mbjellë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase.

Pas marrjes së njoftimeve për 2 zjarre, në lagjen “18-Tetori” dhe në fshatin Golem, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato zjarrfikëse, kanë shkuara menjëherë në të dyja vendngjarjet dhe kanë bërë të mundur shuarjen e të dy zjarreve, të cilat favorizoheshin nga era e fortë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi motokorrësja me të cilën punonte në tokën e tij, ka lëshuar shkëndija që kanë shkaktuar zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një stan në pronësi të një shtetasi tjetër dhe 4000 dengje me bar që ishin brenda stanit.

-Po këta specialistë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 31 vjeçe, banuese në Golem i Madh, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e saj, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅