Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

Zoti Muhamet Rrumbullaku lindi në vitin 1966, në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Edukimi:

  • -Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”, në vitin 1988, pranë Akademisë së Policisë;
  • -Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin jurist në vitin 2010;
  • -Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.

Kualifikime dhe trajnime:

  • -Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, certifikuar më datë 04.05.2001;
  • -Ka ndjekur Seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, certifikuar më datë 19/05/2001;
  • -Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim të Mbikëqyrjes nga Programi ICITAP, certifikuar më date 05/04/2002;
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi në USA, certifikuar më datë 23/05/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin, në Budapest, certifikuar më datë 20/06/2003;
  • -Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, certifikuar më datë 21.10.2005;
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi në New Mexico, certifikuar më datë 09/02/2006;
  • -Ka ndjekur trajnim mbi aftësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë zgjedhjeve, certifikuar më datë 12/12/2006;
  • -Ka ndjekur trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e legjislacionit, certifikuar më datë 22.01.2008;
  • -Ka ndjekur kursin e trajnimit mbi Policimin në Komunitet, certifikuar më datë 13.06.2008;
  • -Ka ndjekur trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve;
  • -Ka ndjekur kurs trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

Karriera Profesionale

  1. Rrumbullakuka një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
  • -Nga data 24.03.2022, me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore;
  • -Nga data 17.01.2019 deri më datë 23.03.2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme;
  • -Nga data 12.07.2017 është angazhuar në sektorin privat;
  • -Nga data 26.05.2017 deri më datë 11.07.2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm;
  • -Me kërkesë të tij, del në lirim më 01.10.2014, angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 09.10.2013 deri më date 30.09.2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor;
  • -Nga data 14.09.2010 deri më 08.10.2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH;
  • -Nga data 21.06.2010 deri më datë 13.09.2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH;
  • -Nga data 05.11.2009 deri më datë 20.06.2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH;
  • -Nga data 08.06.2009 deri më datë 04.11.2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor;
  • -Nga data 14.10.2008 deri më datë 07.06.2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë;
  • -Nga data 12.06.2006 deri më date 13.10.2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë;
  • -Nga data 28.10.2005 deri më date 11.06.2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës;
  • -Nga data 01.10.2004 deri më datë 27.10.2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH;
  • -Nga data 01.11.2003 deri më datë 30.09.2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH;
  • -Nga data 01.09.2002 deri më datë 31.10.2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë;
  • -Nga data 01.01.2001 deri më datë 31.08.2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë;
  • -Nga data 20.07.2000 deri më datë 31.12.2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë;
  • -Nga data 01.05.1998 deri më datë 19.07.2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë;
  • -Nga data 16.02.1998 deri më datë 15.03.1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë;
  • -Nga data 11.08.1997 deri më datë 15.02.1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë;
  • -Nga data 16.07.1997 deri më datë 10.08.1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë;
  • -Nga data 27.08.1996 deri më datë 06.04.1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
  • -Nga data 01.07.1995 deri më datë 26.08.1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë;
  • -Nga data 01.09.1993 deri më datë 30.06.1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë;
  • -Nga data 01.07.1992 deri më datë 31.08.1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë;
  • -Nga data 16.04.1991 deri më datë 30.06.1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë;
  • -Nga data 01.09.1990 deri më datë 15.04.1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel;
  • -Nga data 01.08.1988 deri më date 31.08.1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.