Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin

 

Zoti Boshnjaku ka përfunduar studimet pranë Akademisë Ushtarake të Forcave Tokësore “Skëndërbej” në vitin 1992, kur u diplomua Oficer në Degën e Këmbësorisë. Gjatë periudhës 1993-1998, ka përfunduar studimet pranë Akademisë së Policisë, kur është diplomuar Oficer Policie. Në vitin 2011 përfundoi studimet post master në fushën e sigurisë (DND) pranë Albanian University. Në vitin 2021 ka përfunduar studimet të nivelit Bachelor, në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Zoti Boshnjaku ka përfunduar studimet pranë Akademisë Ushtarake të Forcave Tokësore “Skëndërbej” në vitin 1992, kur u diplomua Oficer në Degën e Këmbësorisë. Gjatë periudhës 1993-1998, ka përfunduar studimet pranë Akademisë së Policisë, kur është diplomuar Oficer Policie. Në vitin 2011 përfundoi studimet post master në fushën e sigurisë (DND) pranë Albanian University. Në vitin 2021 ka përfunduar studimet të nivelit Bachelor, në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës.

Boshnjaku ka filluar karrierën e tij pranë Gardës së Republikës, në muajin korrik të vitit 1992, ku ka shërbyer deri në vitin 2002. Gjatë karrierës së tij në Gardën e Republikës, Z. Boshnjaku ka shërbyer në funsione të ndryshme drejtues si Komandat Toge, Komandat Kompanie, Specialist/Kordinator në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore (për delegacionet e huaja), Oficer Shoqërues Personal në Degën e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Në muajin mars të vitit 2002, z. Boshnjaku filloi karrierën e tij në Policinë e Shtetit si Inspektor i Zyrës Rajonale të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Tiranë, deri në muajin prill të vitit 2004. Në vijim ai ka mbajtur detyra të ndryshme drejtuese, si: Kryekontrollor, në Komisariatin e  Policisë Kufitare dhe Port Durrës (Prill 2004 – nëntor 2004, Komandant Grupi, në Komisariatin e Policisë Fier (Nëntor  2004 – mars 2006), Shef i Sektorit për Trajtimin e të Huajve dhe Migracionit, në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Prill 2006 – dhjetor 2007), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2007 – qershor 2010), Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Qershor 2010 – korrik 2010), Drejtor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës (Korrik 2010 – dhjetor 2011), Drejtor i  Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2011 – tetor 2012), Specialist/Kordinator në Drejtorinë e Studimeve Strategjike dhe Botimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit (Tetor 2012 – korrik 2013), Zëvëndësdrejtor për Sigurinë Publike dhe Shef i Sektorit të Sigurisë Publike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (Korrik 2013 – nëntor 2014), Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale dhe Hetimit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Dhjetor 2013 – nëntor 2014), Specialist në Sektorin e Imigracionit në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin (Nëntor 2014 – tetor 2021) dhe Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë (Tetor 2021- korrik 2022).

Në tetor 2002, ka ndjekur Kursin e kualifikimit të Avancuar për Gjuhën Angleze, pranë Akademisë Ndërkombëtar të Agjensive të Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Budapest, Hungari. Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme si: “Lufta ndaj Trafikimit të Femrave për Shfrytëzim Prostitucioni“, organizuar nga Ministria e Rendit Publik  dhe Ambasada Franceze (Nëntor  2003), Kurs për Policinë Kufitare për Trajnimin e Komandantëve të Pikave të Kalimit Kufitar, Programi Komandantëve Ndërkombëtarë, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), në Hungari (maj 2004), “Kurs i avancuar për Menaxhimin“ organizuar nga Akademia Amerikane e Zbatimit të Ligjit, ILEA, në Roswell, New Mexico, SHBA, (14 janar – 12 shkurt 2006), “Kurs për Strategjitë e Komandimit”, organizuar nga Misioni Policor PAMECA dhe ICITAP, në Tiranë (22 mars – 29 korrik 2006), si dhe ka marrë pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve “ Përpjekjet Bashkëpunuese në Luftën kundrër Krimit Ndërkombëtar, në SHBA (15 prill – 3 maj 2013).

Boshnjaku është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, që nga data 20. 07. 2022.