Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Aktiviteti i zhvilluar në ambientet e Akademinë së Sigurisë me Akademinë Marubi

 

Në datë 28 Shtator 2016, Policia e Shtetit nëpërmjet Akademisë së Sigurisë dhe Kolegjit Profesional të Lartë, “Kolegjit të Policisë”, u bë pjesë e Forumit të Diskutimit të tematikave të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë aktivitet morën pjesë kursantët e Kursit X të Kolegjit Profesional të Lartë, “Kolegjit të Policisë”, si dhe Instruktorët e këtij Kolegji.

Në vlerësim të filmit dokumentar “Nën Armë”, pas shfaqjes së tij kursantët dhe Instruktorët e Kolegjit të Policisë u përfshinë në diskutime rreth temës së të Drejtave e Lirisë së Njerzve në Shqipëri, diskutime të cilat u mirëpritën nga një panel i nderuar Profesorësh vendas e të huaj.

Organizatorët e aktivitetit patën edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj dhe Drejtorin e Kolegjit Profesional të Lartë, “Kolegjit të Policisë”, Drejtues Ylli Vasili, ku kryefjala ishte bashkëpunimi i mëtejshëm në funksion të zhvillimit të kurikulës mësimore për kursantët e Kolegjit të Policisë.