Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Trajnim me teme: “Standardet evropiane të kërkimeve shkencore dhe publikimeve (botimeve) të tyre “ i cili u realizua nga QKSH

Në ambientet e Akademinë së Sigurisë, nga data 13 deri në datën 15 shtator 2017, u zhvillua trajnimi për fushën e kërkimeve shkencore dhe studimeve me temë: “Standardet evropiane të kërkimeve shkencore dhe publikimeve (botimeve) të tyre”. Ky trajnim u organizua Qendra e Kërkimeve Shkencore (QKSH) e AS-së. Në të merrnin pjesë punonjës policie të Akademisë së Sigurisë, të përfshirë dhe të interesuar në fushën kërkimore dhe akademike, si dhe pedagogë, instruktorë e kërkues shkencorë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i pjesëmarrësve, me qëllim që ata të fitonin ose përmirësonin aftësitë që do i ndihmonin, për të qenë në gjendje të aplikonin me sukses në vendin e punës, njohuritë e marra mbi standardet e kërkimeve shkencore, studimeve e botimeve të tyre.

Në përfundim të këtij kursi pjesëmarrësit krijuan njohuri dhe u njohën me kuptimin e veprimtarive shkencore dhe joshkencore, llojet, përkufizimet, tipologjitë e publikimit të tyre, si dhe klasifikimet; me kërkimin shkencor, metodologjinë dhe metodat, mënyrën si planifikohen ato, të ilustruara me shembuj nga fusha e policimit dhe sigurisë; me mënyrat apo metodat e kërkimit “online” në studime apo projekte kërkimore dhe rëndësinë e gjuhës së huaj; me aspektet e përdorimit praktik të guidës “Kërkim efiçent për projektet evropiane të kërkimit” nëpërmjet me shembujve të ndryshëm; me standardet evropiane të publikimit (botimit) si dhe me etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese. Krahas këtyre informacioneve, të pranishmit patën mundësinë që të njihen nëpërmjet shembujve praktikë, edhe me përdorimin e të dhënave që ndodhen në sistemin e përdorur nga Policia e Shtetit, me qëllim kërkimin, përdorimin dhe shfrytëzimin e tyre nëpër kërkime shkencore. Ky është trajnimi i dytë i këtij lloji, organizuar nga QKSH. Problematika dhe tematika janë aktuale dhe nisur nga kjo gjë ky trajnim synon zgjerimin e prezantimeve si dhe atë dhe të pjesëmarrjes. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.