Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon trjanimi me temë: “Kurs për mbijetesen në rrugë të punonjësit të Policisë”

Në këtë ceremoni Certifikimi morën pjesë, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit, Drejtues i Parë Artan Shkëmbi, Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë, Drejtues Ylli Vasili si dhe Instruktorë nga Kolegji Profesional i Lartë.

Ky trajnim u zhvillua nga data 22-26 Janar 2018, me nje kurikul të përgatitur nga specialiste eksperte të fushës dhe të trajnuar edhe nga ICITAP. U shfrytëzua pervojat më të mira operacionale të Policise Shqiptare dhe Europiane. Ky trajnim u sherben strukturave operacionale në terren si dhe ngritjes së nivelit profesional të Instruktoreve të Kolegjit të Policisë.

Në përfundim të trajnimit u shpërndan dhe Certifikatat për pjesmarrësit.