Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

AS, fillon për herë të parë trajnimi profesional për Policinë Bashkiake

Më datë 5 shkurt 2018, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, Tiranë, u zhvillua një ceremoni mbi hapjen për herë të parë, të kurseve të trajnimit për formimin profesional të punonjësve të Policisë Bashkiake, në shkallë vendi. Në këtë aktivitet, nderuan me praninë e tyre, Kryetari i Bashkisë Tiranë, zoti Erjon Veliaj, zëvendësministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, Drejtori i Policisë Bashkiake, zoti Ermal Kapllani, si dhe të ftuar të tjerë nga Bashkia Tiranë. Pas hapjes së ceremonisë së fillimit të kursit, nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë dr. Bilbil Memaj, fjalën përshëndetëse dhe urimin e mirë, për një fillim të mbarë të këtij kursi, e mbajti Kryetari i Bashkisë, z. Erjon Veliaj. Ai theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë që ka ky trajnim, për edukimin profesional dhe forcimin e figurës së një punonjësi në radhët e Policisë Bashkiake. “Kemi bindjen se ky bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të jetë afatgjatë dhe i frytshëm, për edukimin e një gjenerate policore me një nivel shërbimi dinjitoz, cilësor dhe të efektshëm ndaj qytetarëve” – tha ai ndër të tjera, gjatë fjalës së tij. Zoti Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori/Rektori z. Memaj, vizitoi ambientet e Akademisë, ku mes komenteve pozitive, premtoi mundësimin e mbjelljes së 350 pemëve, përreth Akademisë, në kuadër kjo, të mbështetjes së nismës së vetë Kryetarit të Bashkisë, për gjelbërimin e qytetit.