Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Akademia e Sigurisë dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Më datë 6 shkurt 2018, Akademia e Sigurisë dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, të ndërgjegjshëm për nevojën e vendosjes së bashkëpunimit, në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor, si edhe në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të së dy institucioneve arsimore. Qëllimi i marrëveshjes ishte përcaktimi i marrëdhënieve mes palëve, i fushave dhe i modaliteteve që mundësojnë e lehtësojnë bashkëpunimin reciprok. Bashkëpunimi, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të konkretizohet në: asistencë në procesin e hartimit të programeve të reja, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECFS), të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite; asistencë në procesin e hartimit dhe përmirësimit të kurrikulave mësimore; shkëmbim të ndërsjellët të eksperiencës së stafit mësimdhënës, kërkimor e administrativ; pjesëmarrjen e personelit akademik, shkencor, kërkimor dhe administrativ si dhe të studentëve e kursantëve, në aktivitete me interes reciprok; realizimin e projekteve kërkimore me interes të përbashkët; shkëmbimin e publikimeve shkencore dhe materialeve të tjera mësimore dhe kërkimore etj. Kjo marrëveshje mundëson lehtësimin e bashkëpunimit reciprok në tërësi. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë, Bilbil Memaj dhe Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. dr. Ksenaela Sotirofski.