Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

SELEC, zhvillon në AS një takim në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar

Më datë 7 shkurt 2018, në Akademisë Sigurisë, u zhvillua një takim me përfaqësues nga Qendra e Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore, SELEC (Southeast European Law Enforcement Center), me seli në Bukuresht, Rumani. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me të gjitha organizatat dhe policitë partnere, në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Nderuan me praninë e tyre, drejtoresha e përgjithshme e kësaj organizate, zonja Snejana Maleeva, shoqëruar nga oficeri i ndërlidhjes së Policisë së Shtetit Shqiptar, pranë Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), z. Ervin Dervina.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë dr. Bilbil Memaj, i uroi mirëseardhjen drejtoreshës SELEC-ut dhe shprehu konsideratën e tij për këtë organizatë. Znj. Snejana Maleeva, para auditorit të Akademisë së Sigurisë, foli për historikun e kësaj organizate, me 12 shtete anëtare, kompetencat dhe dinamikën e punës, si dhe theksoi rëndësinë që ka vendi ynë, si vend anëtar i kësaj organizate. Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte njohja më e mirë e kësaj organizate, nga të gjithë punonjësit e policisë, të cilët do të punojnë në terren dhe mund të përfshihen në operacione të përbashkëta të agjencive ligjzbatuese të Evropës Juglindore. “Jemi të vetëdijshëm se vetëm nëpërmjet vendosjes dhe ndërtimit të urave efektive të bashkëpunimit e koordinimit ndërkombëtar, do të mund të bashkojmë përpjekjet tona, për të arritur misionin tonë të rëndësishëm, për të parandaluar krimin dhe ofruar një mjedis të sigurt, për të jetuar e punuar për të gjithë qytetarët tanë”- theksoi ndër të tjera, znj. Maleeva.