Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Një delegacion i lartë Gjerman vizitoi Akademinë e Sigurisë në datat 13-16 Mars 2018

Në datat 13 – 16 Mars 2018, u bë një vizitë njohje në ambientet e Akademisë së Sigurisë, nga një delegacion i lartë Gjerman i përbërë nga: Zv/Presidenti i Universitetit Policor të Munster, Gjermani, Z. Matthias Zeiser si dhe Kryedetektivi i Krimeve, Shefi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit, ai edhe Shefi i Pikave të Kontaktit Kombëtar të CEPOL-it për Gjermaninë, Z. Lars Wagner.

Ky delegacion pa hapësirat konkrete të bashkëpunimit të këtij Universiteti Policor, përgjegjës për ofrimin e Masterave Shkencor të oficerëve të lartë dhe të përzgjedhur Gjerman, me Akademinë e Sigurisë homologe të saj, si institucioni i vetëm në Shqipëri përgjegjës për edukukimin/trajnimin e punonjësve të institucioneve të sigurisë publike dhe të të gjitha agjencive ligjzbatuese. Në këtë kuadër, ato u njohën me strukturën e Akademisë së Sigurisë dhe bënë vizita në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si edhe zhvilluan biseda me studentet e këtij Fakulteti, Kolegjit Profesional Policor, etj. Gjatë takimit me studentë të Fakultetit, ky delegacion shprehu vullnetin e mire të bashkëpunimit, sidomos në shkembim eksperiencash, idesh lidhur me programet Master Profesional që ky Fakultet pritet ti nis së shpejti. Më së fundmi, delegacioni informoi që ata do t’i transmetojnë të gjitha detajet e takimeve të kësaj vizite në vendin tonë, Presidentit të Universitetit të Munster, si edhe do t’i shprehin atij mundësitë konkrete të bashkëpunimit që ata mendojnë të kenë me Akademinë e Sigurisë.