Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi XXII-të i trajnimit bazë të punonjësit të SHPSF

Sot, më 18.06.2018, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit XXII-të për trajnimin bazë e punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe dhënien e “Dëshmisë së Aftësisë”.

Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit treguan dhe demonstruan interesim, përkushtim dhe nivel të lartë angazhimi, që u pasua me rezultate të kënaqshme në testin final të vlerësimit me sistemin elektronik Scantron, ku nga 154 pjesëmarrës vetëm 26 prej tyre nuk u kualifikuan, por që kanë të drejtën e ritestimit më datë 21.06.2018.

Në fund të kursit pjesëmarrësit plotësuan formularët e vlerësimit për programin, procedurat dhe nivelin e lektorëve, ku konsideratat e tyre ishin të nivelit maksimal.