Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Sot në datën 19 qershor 2018, në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e certefikimit të kursit të II-të për “ Formimin professional i punonjësve të Policisë së Burgjeve ”

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, Nr.2340, datë 16.03.2018, Urdhërin e Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Drejtësisë, datë 21.05.2018 “Për zhvillimin e procesit të trajnimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe të SHKBB në Akademinë e Sigurisë”, Urdhërit të Drejtorit/Rektorit të AS nr. 101, datë 06.04.2018 “Për miratimin e programit mësimor e kurrikulës së rishikuar për trajnimin e Policisë së Burgjeve”, Urdhërit të Drejtorit/Rektorit të AS nr. 146/1, datë 21.05.2018 “Për zhvillimin e Kursit të Dytë të trajnimit për punonjësit e rinj të Policisë së Burgjeve”, Urdhërit të Drejtorit të Kolegjit Profesional të Lartë, Kolegji i Policisë “Për administrimin e shpërndarjen e Instruktorëve mësimdhënës në zhvillimin e trajnimit në Kursin e Dytë të Policisë së Burgjeve”;

Nga data 28.05.2018 deri në datë 19.06.2018, në ambientet mësimore të Kolegjit të Policisë u zhvillua trajnimi me punonjësit e rinj të Policisë së Burgjeve. Në këtë trajnim ishin planifikuar 267 punonjë të rinj të Policisë së Burgjeve, por morën pjesë 233 punonjës policie.

Ky trajnim u zhvillua duke shfrytëzuar një kurikul mësimore të dakortësuar nga Specialistët dhe strukturat e AS dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu u shfrytëzua më së miri përvoja e Kursit të Parë të zhvilluar në muajin dhjetor 2017.

Instruktorët dhe Pedagogët mësimdhënës ishin të Kolegjit të Policisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky kurs, manifestoi një ndjenjë të lartë përgjegjësie nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë trajnim dhe këtë e tregoi edhe rezultati i arritur në përfundim të kursit, i cili i krahasuar me Kursin e Parë, është shumë më cilësor.

Në përfundim u zhvillua edhe ceremonia e certifikimit të punonjësve të rinj të Policisë së Burgjeve në të cilën morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Drejtori i Planifikimit e Kontrollit në AS, Drejtori i Kolegjit të Policisë, Instruktorë dhe Pedagogë mësimdhënës, si dhe kursantët që përfunduan me sukses trajnimin.

Ky grup punonjësish tashmë është gati për të zhvilluar trajnimin praktik dhe vijuar punën në IEVP.