Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në periudhën 20 korrik – 20 shtator 2018, pranë Drejtorive Vendore të Policisë, u hap aplikimi për të gjithë të intersuarit për të ndjekur studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegjin e Policisë”, në Akademinë e Sigurisë

Pas përfundimit të aplikimeve, u kualifikuan gjithësej 2700 aplikantë, 2508 nga të cilët morën pjesë në testin e parë kualifikues, që është testi më shkrim, i cili u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Kongreseve Tiranë në datat 15 dhe 16 tetor 2018.

 

Testet me shkrim u përgatitën nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore, në ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, gjithësej tre të tilla për të tre grupet e testimit me shkrim.

 

Me datën 15 tetor u zhvillua testimit me shkrim për grupin e parë, në të cilin morën pjesë 940 aplikantë të ardhur nga drejtoritë Vendore të Policisë Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës, Korçë e Gjirokastër, si dhe një pjesë e aplikantëve të drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

 

Me datën 16 tetor, u zhvillua testimit me shkrim për grupin e dytë, në të cilin morën pjesë 927 aplikantë të ardhur nga drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, si dhe aplikantëtnga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës me kodet nga 1964 – 2000 dhe nga drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës me kodet nga 1001 - 1057.

 

Po me datën 16 tetor, u zhvillua testimit me shkrim për grupin e tretë, në të cilin morën pjesë 641 aplikantë të ardhur nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës Tiranë me kodet 2001 deri në 2677, si edhe dy aplikantë me kodet 2678 e 2679.

 

Në përfundim të tre fazave të testimit rezultatet u shpallën direkt tek faqja e Webit të Akademisë së Sigurisë dhe të printuara tek Pallati i Kongreseve.

 

Testmi me shkrim u zhvillua brenda standardeve të punës dhe urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Programit të Punës të Akademisë së Sigurisë, miratuar nga Drejtori/Rektori i AS-së, ndërsa korigjimi i testeve të plotësuara nga aplikantët u realizua nëpërmjet paisjes elektorinike “SCANTRON”, duke siguruar transparensë, besueshmëri dhe rezultat të saktë për secilin nga aplikantët.