Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Me datë 5 prill 2019, në Akademinë e Sigurisë përfundoj trajnimi dy javor për programin "Sistem trajnimi për menaxhimin e situatave të emergjencave civile"

 Në këtë program morën pjesë specialist të strukturave shtetërore që kanë detyrime për menaxhimin e situatave të emergjencave civile, në bazë të ligjit "Për emergjencat civile", si: Policia e Shtetit, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjeksore, Shërbimi i Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit, Policia Bashkiake Tiranë dhe Akademia e Sigurisë.

Punonjësit e këtyre strukturave që përfunduan me sukses këtë trajnim, në përfundim u pajisen me çertefikatë dhe janë të aftë kryejnë detyrën e trajnuesit për këtë program në të ardhmen. Në trajnim morën pjesë edhe dy punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët morën njohuri fillestare për përdorimin e dronit dhe në të ardhmen do të kryejnë kursin e plotë dhe pajisen me dëshminë përkatëse për përdorimin e tij për trajnim dhe jo vetëm.

Ky program trajnimi, i cili është i klasifikuar, është hartur dhe ndjekur nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI). Zbatimi i tij është bërë "Albanian Technology Distribution" sh.p.k., si fituese e zhvillimit të këtij projekti. Ndërsa Akademia e Sigurisë dhe strukturat e tjera shtetërore pjesëmarrëse ose jo në këtë trajnim të parë janë përfituese. Projekti parashikon që përveç këtij trajnimi të mirëmbajë për 4 vjet pajisjet trajnuese si: një dron i motit/weather drones, pesë workstation, 50 GPS, të cilat janë pjesë e zhvillimit të këtj projekti trajnimi.

Në përfundim të kursit, në kabinetin e "Emergjencave civile", ngritur posaçërisht në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua ceremonia e përfundimit të trajnimi dhe u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit.

Në këtë ceremoni, përveç pjesëmarrësve dhe lektorëve, ishin të pranishëm përfaqësues nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI), Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporeteve, "Albanian Technology Distribution" sh.p.k.,si fituese e këtij projekti dhe zhvilluese e programit të trajnimit, Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë."