Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Klasa e VIII-të, në “Kolegjin Policor”, me iniciativen dhe donacionin e tyre organizuan mbjelljen e 13 pemeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë

“Dikush eshte ulur në hije sot për shkak se dikush tjeter ka mbjellje një peme shume kohë me parë”.  << Warren Buffet >>

Kolegji Professional i Lartë “Kolegji Policor”, krahas programit ditor për përgatijen profesionale të Punonjësve të Policisë organizon në vashdimësi dhe aktivitete me tematika të ndryshme për ti dhënë larmi ngjyrash dhe emocionesh punonjësve të ardhshëm të policisë së shtetit.

Mund të përmendim këtu si aktivitete sportive (kampionati i futbollit, volejbollit, basketbollit), kurse të specializuara me ICITAP, PAMECA V, FRONTEX, kurse të gjuhës angleze dhe IT, mësime treguse (PP, APO, TAZ) të cilat rrisin cilësinë e studenteve të këtij Kolegji.

Në këtë kuader organizohen edhe ditë të lira me aktivitete spontane nga vete studentët. Një e tillë është edhe dita e lirë e klasës së VIII-të, e cila me iniciativen dhe donacionin e saj organizoi mbjelljen e 13 pemeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë me qëllim shtimin e gjelbërimit, mbajtjen paster të ambientit si dhe kontributin modest të pasurimit e kurores së gjelbërt të qytetit të Tiranës.

Jo pa qëllim dita e mbjelljes ishte 1 qershori (dita e fëmijeve) për të percuar mesazhin se ne studiojmë, mendojme dhe përgatitemi për brezat e ardhshem për fëmijet tanë.

Ky aktivitet u organizua me mbeshtetjen pa kufi të Drejtorit/Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj dhe Drejtorit të Kolegjit Professional të Lartë “Kolegji Policor”, Drejtues Ylli Vasili.

Ju faleminderit klasa e VIII-të.