Shtyhet deri në 15 shtator 2019, afati për aplikimet për Oficerë të Policisë Kriminale

Policia e Shtetit ka shtyrë deri në datën 15 shtator 2019 afatin për aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë.

Shtyrja e afatit lidhet me kërkesat e shumta, adresuar Policisë së Shtetit, për shkak të përmbylljes së diplomimit të një numri të madh studentësh në këto javë, që kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Policisë.

Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Plotësoni formularin online në linkun: http://aplikime.asp.gov.al/apply

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është zgjeruar edhe mundësia për dorëzimin e dosjeve, ku veç Drejtorive Vendore të Policisë, aplikantët mund t’i dorëzojnë ato edhe pranë Komisariateve që janë pranë çdo njësie vendore.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100. Kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, ekonomike (degët ekonomi, financë) ose në shkencat kompjuterike(degët informatikë, elektronikë).

KRITERET E PËRGJITHSHME
Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:
– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

KRITERET E VEÇANTA
Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:
– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë);
– të jenë nën moshën 30 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;
– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT;

Aplikimet bëhen deri në datë 15 shtator 2019, dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:
– Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njëjtën fushë studimi;
– Vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– Intervistimi i aplikantëve;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit;

Ky është kursi i dytë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit!

PAMECA V dhe “Kolegji Policisë” së Akademisë së Sigurisë, përfunduan modulin e katërt të aktivitetit të simulimit për "Kontrollin e Ndërtesave dhe Personave”

PAMECA V dhe Kolegji Profesional i Lartë “Kolegji Policisë” së Akademisë së Sigurisë, përfunduan modulin e katërt të aktivitetit të simulimit për "Kontrollin e Ndërtesave dhe Personave”.
Video në vijim përmban ushtrimin e simulimit të kryer nga 22 studentët protagonistë të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë, nën drejtimin e PAMECA V.

http://pameca.org.al/sq/5145/
https://youtu.be/sKB21nByAU8

**********************************************************************************************************************************************************************************

PAMECA V and High Professional Police College of the Security Academy, concluded the fourth module of the simulation activity on “Buildings and Persons Search”.
The following video contains the simulation exercise performed by 22 protagonist students of the High Professional Police College, under the guidance of PAMECA V.

http://pameca.org.al/5141/
https://youtu.be/sKB21nByAU8

Aplikimet në Akademine e Sigurisë - Intervista e Drejtorit Bilbil Mema, në studion e "News 24"

Cilat janë lehtësirat për aplikantët e rinj?

Në momentin që ata do të kualifikohen për të qenë student në Akademi për të ndjekur kursin, ata menjëherë i kanë të gjitha gratis, do të jetojnë në Akademi, do t’i nënshtrohen programit por duke jetuar aty, çka do të thotë se ata do të ushqehen dhe strehohen nga shteti për 6 muaj dhe përveç kësaj do të marrin një pagë minimale që është 8 mijë lekë të reja.

Cilat janë arsyet zoti Mema për marrjen e një numri të madh për Patrullime të Përgjithshme, pothuaj keni filluar çdo vit nga 100 ekselentë?

Për Patrullën e Përgjithshme, Policia ka pasur nevojë pasi disa vite përpara ne kishim gati 2 mijë policë më pak se sa limiti i përgjithshëm i policisë që duhet të kishte policia shqiptare që është raporti midis policisë dhe numrit të popullsisë. Ka të bëjë dhe me territorin dhe me zonat e vështira urbane. Përveç kësaj ne kemi dhe një nga shërbimet e rëndësishme që është policia e kufirit që ka nevojë për shtim të numrit të patrullave ndaj edhe këto vite është shtuar numri. Përveç kësaj ka pasur edhe një problem tjetër.

Policia shqiptare ka pasur moshën mesatare shumë të lartë dhe ne ishim të detyruar që të fusnim të rinj për arsye të uljes së moshës së policisë në tërësi dhe duke zbatuar disa politika të pensioneve të parakohshme me ata që ishin në moshë dhe që kishin grada të ulëta që janë inspektorët pra patrullat e përgjithshme. Përsëri ne kemi nevojë që në muajin tetor të marrim 500 kursantë të tjerë, që do të thotë pas 9 muajsh do të dalin inspektorë të patrullës së përgjithshme, pasi policia ka nevojë për shtimin e numrit të saj.

Nëse do të marrim një nga shërbimet që unë e thashë që është shumë i rëndësishëm që është kufiri, ka vazhduar që të ketë hapje të pikave të kontroll kalimeve Shqipëria por nuk ka vazhduar të rritë numrin e punonjësve të policisë. Pasi numri i punonjësve të policisë ka të bëjë dhe me strukturën, me buxhetin me limitin që rritet me vendim qeverie dhe policia nuk ka pasur mundësi t’i mbulojë.

Meqenëse mbaron afati i aplikimit për Patrullë lehtësia për ta është kjo që pavarësisht se ata mund të mos e kenë patentën që iu duhet, ata do të jenë të toleruar që këtë ta marrin deri ditën që regjistrohen në Akademi.

Pra nuk e kanë tani, mund të jenë refuzuar nga komisariatet, por tani të gjithë aplikantët duhet të venë dhe të thonë që ne këtë leje drejtimi që është kusht ligjor, do ta marrim një ditë para se të regjistrohemi në Akademi, që është data 1 tetor. Deri atëherë ata do ta kenë këtë lehtësi. Nga ky moment.

Me interes është të dihet se si vijohet pasi aplikohet?

Faza e parë e aplikimit është njësoj, si për ata që janë pas mbarimit të masterit dhe si ata që vijnë për Patrullë të Përgjithshme. Të gjithë shkojnë në komisariatet ku kanë lejen e banimit dhe atje paraqiten dhe marrin një formular ku janë të gjitha të dhënat që duhet të plotësojnë përpara një oficeri policie në Komisariat. Në faqen e policisë njihen me dokumentet. Në komisariat plotësohen dokumentet. Dokumentet vijnë në Akademi, bëhet seleksionimi, cilët i plotësojnë kriteret dhe pastaj fillon aplikimi i testeve që bëhen në akademi. Ata që kanë kaluar fazën e parë, do të bëjnë testin e parë, testin teorik.

Testi teorik është një test që iu bëhet për programin e shkollës së mesme dhe nuk e bën Akademia por Ministria e Arsimit. Ajo e përgatit testin dhe vjen i mbyllur e hapet në sallë. Testi bëhet vetëm me skaner dhe përgjigjen e marrin në vend. Aty bëhet rreshtimi në bazë të pikëve dhe ne marrim sasinë e atyre që kanë kaluar numrin e pikëve dhe që mund të jenë më shumë se sa është numri që ne duhet të marrim në Akademi. Pjesa tjetër skualifikohet dhe ne bëjmë testin fizik. Në momentin që bëhet testi fizik i nënshtrohet kontrollit dhe kush nuk e kalon s’kualifikohet. Intervista ose testi psikologjik është i fundit dhe të gjitha këto kanë pikët e tyre.

A ka kapacitete Akademia e Sigurisë?

Akademia është një nga institucionet arsimore që është e kompletuar. Ka kushte shumë-shumë të mira. Nuk është vetëm fjala për anën e akomodimit por e pedagogëve, bazës materiale, terrenet sportive, terrenet e taktikës.

Çfarë ndodh gjatë qëndrimit në Akademi?

Kush vjen në Akademi quhet kursant dhe merr vetëm 8 mijë lekë të reja dhe ka gratis ushqimin, veshjen dhe fjetjen. Ata nuk e kanë statusin e oficerit të Policisë sepse këtë status e fitojnë në momentin që certifikohen në Akademi. Sepse jo të gjithë ata që vijnë aty certifikohen. Gati një 10% nuk e arrin dot. Sepse nuk marrin detyrimet.

Akademia e Policisë e Sigurisë ka një regjim të tillë, çdo kursant vjen të dielën në darkë dhe ikën të premten në drekë në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve ka një orar veprimi që fillon që në mëngjes, gjatë gjithë ditës ka program dhe është shumë rigoroz. Familjarët mund të vijnë t’i takojnë në kohën e pushimit, kemi ambiente.


https://balkanweb.com/akademia-e-sigurise-mema-jep-lajmin-…/ 

 

Kursantët kursit të XII për “Patrullë të Përgjithshme” në demonstrimin praktik të njohurive, marrë në “Kolegjin e Policisë”

Në datën 29.07.2019, në Kolegjin Profesional të Lartë në Akademine e Sigurisë, u zhvillua provimi përfundimtar teorik me kursantët e kursit të XII për “Patrullë të Përgjithshme”.

Në këtë ditë të shënuar kursi i XII, përfundoi me sukses shkollimin teorik nga dita e parë e fillimit 4 Shkurt 2019 e në një periudhe kohore prej 6 muajsh 208 kursantët e këtij Kolegji u përgatiten për oficere të patrullës së përgjithshme të rolit zbatues për sigurinë publike, të aftë për të shërbyer në të gjitha llojet e shërbimeve dhe funksionet operuese, me kulturë e dije, me standarde të larta etike profesionale dhe njohës të mirë të ligjit, të misionit dhe përgjegjësive institucionale të policisë, por dhe me aftësi praktike.

Shkollimi i kursantëve e përgatitja e tyre ka synuar për të rritur më tej shkallën e besimit të publikut tek Policia e Shtetit, e cila do të vijë me rritjen e performancës së punonjësve dhe patrullave të policisë, për të treguar faktin se kjo trupë ekziston për të mbrojtur qytetarin dhe shoqërinë nga keqbërësit, si forcë që garanton sigurinë e jetës dhe të pronës publike e private.

Përgatitja dhe shprehite e fituara në mbrojtje të rendit e sigurisë publike, në mbrojtje të qytetarit e pronës publike, në garantimin e qetësisë e luftës kundër krimit të rrugës e me gjëre, u tregua dhe në demostrimin e zhvilluar nga kursantët e Kolegjit Policor, të cilët me veprimet e tyre treguan një shkallë të lartë përgatitje.

 

 

Nënkategoritë