Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Nxënësit e “Turgut Ozal” vizitojnë Akademinë e Sigurisë

 

09.02.2016. Një grup nxënësish të klasës së 6-të, të cilët vinin prej shkollës 9-vjeçare “Turgut Ozal”, zhvilluan një vizitë në Akademinë e Sigurisë. Qëllimi i kësaj vizite njohëse, ishte shfaqja e modeleve pozitive shoqërore në sytë e brezit më të ri dhe këtë gjë, Akademia e Sigurisë dhe profesioni i policit e plotësojnë më së miri. Nxënësit u pritën në një takim të veçantë nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë Bilbil Memaj. Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të nxënësve në lidhje me profesionin dhe me Akademinë.

Mënyra e ngrohtë se si u pritën këta nxënës nga i gjithë stafi brenda Akademisë dhe përgjigjet bindëse për interesin e tyre, jo vetëm që e thyen akullin, por plotësuan edhe qëllimin e takimit, duke bërë një promovim vlerash të cilat Policia e Shtetit jo vetëm që i mbron te shoqëria, por edhe i prodhon. Më pas nxënësit vizituan ambiente të ndryshme të Akademisë së Sigurisë, si Muzeun e Policisë palestrën, poligonin, etj.