Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Moikom Zeqo dhe Ksenofon Krisafi, mes studentëve të Akademisë: “Policia e Shtetit, krenaria jonë...”

 

24.11.2015. Ambientet e Akademisë së Sigurisë, patën si vizitorë, dy personalitete të njohura e të nderuara, jo vetëm të botës akademike, por edhe të rrafshit institucional. Bëhet fjalë për studiuesin e mirënjohur Moikom Zeqo dhe për profesor Ksenofon Krisafin, i cili është një prej autoriteteve për sa i përket fushës së të drejtës ndërkombëtare.

Takimi i tyre me studentët e të dy fakulteteve të Akademisë së Sigurisë, atë të Hetimit dhe atë të Sigurisë, u zhvillua në ambientet e sallës së kinemasë. Fillimisht foli drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, i cili u uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe i falënderoi për momentet të cilat po i ndanin bashkërisht me studentët e Akademisë.

Biseda rrodhi natyrshëm dhe të ftuarit bënë fillimisht një vlerësim të përgjithshëm të rolit, domosdoshmërisë, rëndësisë së Policisë së Shtetit, duk dhënë idetë e tyre si për pritshmërinë që ka shoqëria ndaj kësaj organizate, edhe për detyrimin që ka po kjo shoqëri që ta ruajë këtë organizatë si një aset shumë të vyer të pasurisë publike.

Në pjesën e dytë të këtij takimi shumë miqësor, pasuan pyetjet e studentëve. Duke u nisur nga fusha e gjerë që mbulonte eksperienca e këtyre dy figurave edhe diskutimet e pyetjet ishin interesante. Mbyllja ishte momenti më emocionues, kur ata shprehën njëzëri sinqerisht një falënderim e vlerësim për Policinë, për profesionin fisnik i cili jep jetën për mbrojtjen e qytetarëve e të ligjit, duk u shprehur për studentët: “Ju, Policia e Shtetit, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira, keni qenë e jeni krenaria jonë. . . ”