Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Vizita e Shkollës "Eqrem Çabej"

 

Në kuadër të objektivave të Policisë së Shtetit për hapjen e policisë me komunitetin nga data 16 Prill deri më 5 Maj 2016 Akademia e Sigurisë hapi dyert për shkollat e mesme të Kryeqytetit. Gjatë këtyre ditëve vizituan Akademinë e Policisë 10 shkolla të mesme të kryeqytetit. Vizitorët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Policisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj dhe stafi i mësimdhënës. Gjatë vizitës pjesëmarrësit  u njohën me Historikun në vite të Shkollës së Policisë,  procedurat e pranimit në Akademinë e Sigurisë për kursantët e rinj, konkurimet për arsimin e lartë,   ecurinë në karrierë të oficerëve të policisë, ambientet e mësimdhënies, laboratorët, ambientet e akomodimit dhe stërvitjes së Akademisë së policisë, bibliotekën, muzeun e policisë  etj.

Interesit të vizitorëve ju përgjigj angazhimi i stafit të Akademisë së Sigurisë.