Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare të IADLEST, në SHBA

 

Nga data 4 deri në  datën 9 qershor 2016, në qytetin Grand Rapids të shtetit Michigan, SHBA, u zhvillua një konferencë ndërkombëtare e drejtorëve të akademive të policisë dhe sigurisë. Tema kryesore e kësaj konference ishte trajnimi i forcave të zbatimit të ligjit si dhe shkëmbimi i eksperiencës nga vende të ndryshme, në drejtim të trajnimeve. Konferenca, e cila u zhvillua në Amway Grand Plaza Hotel, është një aktivitet i që zhvillohet çdo vit nga IADLEST (International Association of Directors of Law Enforcement Standards and Training), nën kujdesin e ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program).

Ky aktivitet i rëndësishëm konsiderohet gjerësisht si një mundësi e mirë për njohjen me të rejat e fundit që kanë lidhje me sigurinë publike, forcimin e ligjit, trajnimin, ligjin, standardet e forcimit të ligjit, trajnimin mbi forcimin e ligjit, edukimin dhe trajnimin, etj.

Në këtë takim, morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria. Të pranishëm në mbledhjen e drejtorëve të akademive të policisë dhe sigurisë që u zhvillua në Grand Rapids, ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë Bilbil Memaj dhe drejtori i Shkollës Bazë, drejtues Ardi Veliu. Pjesëmarrësit u njohën me eksperiencat e vendeve të ndryshme, si dhe me modelin që ofronin akademitë e shteteve të SHBA-së në atë drejtim. Në përfundim të aktivitetit, si një shenjë e ritual miqësie, pjesëmarrësve nga Shqipëria iu dorëzua emblema e Policisë së Michigan-it.