Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Certifikohen 82 punonjës të Policisë së Shtetit

  

Më datë 04. 07. 2016, në ambientet e Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e certifikimit të 82 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët përfunduan kursin “Specialistë për Hetimin e Krimit” i cili u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë nga data 10. 05. 2016 deri në datën 19. 06. 2016. Në këtë ceremoni certifikimi morën pjesë drejtori i burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, drejtuesi i parë Nikoll Rica, dekani i Fakultetit të Hetimit të Krimit, prof. dr. Ilirjan Mandro, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, prof. asc. dr. Pandeli Taci, si dhe pedagogë e studentë nga Akademia e Sigurisë. Studentët e certifikuar si “specialistë për hetimin e krimit”, do punojnë pranë strukturave vendore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe do të jenë një ndihmë e vyer për luftën ndaj krimit të organizuar e trafiqeve të çdo lloji.