Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Ceremonia e Çertifikimit të 31 kursantëve të oficerëve të Gardës së Republikës

 

Sot në datë 28.07.2016  në orën 13:00 në sallën e konferencave në Akademinë e Sigurisë u zhvillua certifikimi i 31 kursantëve të oficerëve të  Gardës së Republikës që përfunduan me sukses kursin e kualifikimit në fushën e “Rendit e Sigurisë Publike” i cili u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Sigurisë Publike nga data 06.06.2016 deri në datë 28.07.2016.

Në këtë ceremoni çertifikimi  morën pjesë,  Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Z. Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë , Drejtues i Lartë Z. Bilbil Memaj, Komandanti i Gardës së Republikës,  Gjeneral  Z. Gramos  Sako, Dekani i Fakultetit të Hetimit të Krimit, Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Prof. Asc. Dr. Pandeli Taçi, si dhe pedagogë të Sigurisë Publike.

Në përfundim të ceremonisë, oficerët e Gardës së Republikës u pajisën me çertifikatë: Ka përfunduar me sukses Programin e Trajnimit Bazë të Policisë,  për “Specialist i Rendit dhe Sigurisë Publike” e shoqëruar me listën e notave.