Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj zhvilloi një mbledhje për te shpjeguar strukturën e re të Akademisë së Sigurisë.

 

Sot në datë 30.09.2016 në sallën e mbledhjeve Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj zhvilloi një mbledhje me Drejtoret/ shefat e departamenteve / Shefat e Sektorëve te strukturave te Akademise se Sigurise për te shpjeguar strukturën e re të Akademisë së Sigurisë, te miratuar me urdhrin Nr.491 date 05.09.2016 të Ministrit të Punëve të Brendshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademise së Sigurisë Z. Memaj i dha porosi Drejtorëve të strukturave të Akademisë së Sigurisë dhe shefave të departamenteve që të marrin të gjitha masat e nevojshme për fillimin me impenjim të punës nga të gjitha strukturat e Akademisë së Sigurisë dhe me konkretisht te:

  1. Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit;
  2. Kolegjit të Policisë;
  3. Drejtorisë së Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve;
  4. Qendres Kërkimore Shkencore;
  5. Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit;
  6. Drejtorisë së Administratës;

Për një zhvillim të vrullshëm të punës, zbatimin me korrektësi të dipsiplinës në punë dhe fillim me sukse të vitit të ri Akademik 2016-2017.