Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

NJOFTIM. Pjesëmarrje në "Programin e Shkëmbimit Evropian" për vitin 2017

 

Mbi fillimin e Aplikimeve të Oficerëve të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për pjesëmarrjen në "Programin e Shkëmbimit Evropian" për vitin 2017

Agjencia Evropiane për Trajnimin e Forcave të Zbatimit të Ligjit (CEPOL), ka shpallur fillimin e aplikimeve për pjesëmarrjen në Programin e Shkëmbimit Europian për vitin 2017. Kriteret që duhet të përmbushin punonjësit e agjencive të zbatimit të ligjit, për të marrë pjesë në këtë program shkëmbimi janë si më poshtë:

  1. Njohja e të paktën një Gjuhe të Huaj që mund të jetë: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Rusisht, Spanjisht, Italisht.
  2. Jo më pak se tre vjet eksperiencë në punë dhe ekspertizë në një nga 8 (tetë) fushat e përcaktuara nga CEPOL-i.
  3. Nuk kanë qenë pjesëmarrës në Programin e Shkëmbimit Policor Europian gjatë tre viteve të fundit.
  4. Kanë një gatishmëri dhe nevojë për të mësuar në mënyrë individuale.
  5. Kanë aftësinë, dëshirën dhe vullnetin që njohuritë e marra në këtë program ti shkëmbejnë me kolegët si në nivel Kombëtar ashtu edhe në nivel Europian.

Të gjitha dokumentet që duhen plotësuar për këtë program, duke filluar me aplikimin për pjesëmarrje, planin e aktivitetit, deklaratën e pjesëmarrjes duhen plotësuar në gjuhën Angleze.  Për këtë arsye, aplikantët për në Programin e Shkëmbimit Europian, duhet të njohin gjuhën Angleze, sipas standardeve të kërkuara nga CEPOl-i.

CEPOL-i njofton se për vitin 2017 nuk ka një limit të caktuar për numrin e aplikimeve, por inkurajon punonjësit e zbatimit të ligjit që përmbushin kriteret e mësipërme, për të pasur sa më shumë aplikime për këtë program Shkëmbimi Policor Europian.
Shkëmbimet do të kryhen në tetë fusha të ndryshme të policisë dhe secili kandidat që përmbush kriteret dhe që konfirmohet nga ana Juaj, mund të aplikojë për pjesëmarrje. Në fund, Agjencia Evropiane për Trajnimin e Forcave të Zbatimit të Ligjit (CEPOL) do të konfirmojë nëse aplikantët do të përzgjidhen për në fazat e tjera të shkëmbimit Policor apo jo.

Periudha e Shkëmbimit Policor është 5 (pesë) ditë në vendin ku oficeri i policisë do shkëmbehet dhe 5 (pesë) ditë homologu i vendit tjetër do vijë në Shqipëri.

Të gjitha shpenzimet përfshirë këtu udhëtimin, akomodimin si dhe ushqimin (përfshirë mëngjesin dhe darkën) janë të CEPOL-it. Dreka supozohet të merret përsipër nga vetë organizata që përfaqëson pjesëmarrësi.

Afati i fundit i aplikimeve për tu regjistruar në këtë program Shkëmbimi Europian është data 01 Mars 2017.

CEPOL-i njofton se aplikimet që bëhen pas kësaj date dhe që nuk dërgohen nëpërmjet Pikës Kombëtare të Kontaktit dhe Koordinatorit të Shkëmbimit Policor Europian nuk do të merren në konsideratë.

Aplikantët duhet që brenda datës 01.03.2017 të plotësojnë Formularin e Aplikimit së bashku me Curriculum Vitae , dhe t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

  1.  Udhëzuesi për Pjesëmarrjen në Programin e Shkëmbimit Europian
  2. Formati i aplikimit se bashku me CV-në 
  3. Deklarata për përpunimin e te dhënave personale nga CEPOL
  4. Ftesa për marrjen e vizës
  5. Plani i aktivitetit qe do zhvillohet  
  6. Formati i Kërkesës për Udhëtimin
  7. Raporti Tregues
  8. Treguesi për Regjistrimin në LMS të CEPOL