Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

AS, përfundon trajnimi i instruktorëve për krimet e lehta

Përfundoi me sukses trajnimi i disa punonjësve të policisë, me temë: “Trajnim për Instruktorë për Hetimin e Krimeve të Lehta”. Trajnimi u organizua në bashkëpunim me Programin ICITAP. Ky trajnim u zhvillua në ambientet e Akademisë së Sigurisë, nga data 9 janar deri në datën 20 janar 2017. Në përfundim të këtij trajnimi, u certifikuan të 12-të pjesëmarrësit në të. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të përfundimit të trajnimit “Trajnim për Instruktorë për Hetimin e Krimeve të Lehta”, mori pjesë drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë Bilbil Memaj; këshilltarët e ICITAP, z. Frank Harris dhe z. Bill Morrel si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Akademisë së Sigurisë.