Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Studentët e Fakultetit të New York, vizituan Akademinë e Sigurisë.

Sot më date 31.01.2017 Akademinë e Sigurisë e vizituan  një grup prej 25 studentësh të Fakultetit New York, Tiranë.

Vizitorët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Policisë , Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Drejtori i Qendrës Kërkimore Shkencore ,Drejtues Xhavit Shala, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Prof. Dr. Drejtues i Parë Ilirjan Mandro dhe stafi i Akademinë së Sigurisë.

Gjatë vizitës pjesëmarrësit  u njohën me Historikun në vite të Shkollës së Policisë, organizimin dhe funksionimin e Akademinë e Sigurisë, kriteret për kursantët e rinj, konkurimet për arsimin e lartë,  programet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si dhe vizituan ambientet e AS, si Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, “Kolegjin e Policiës”, Muzeun e Policisë, Shtëpin e Taktikave etj.

Në përfundim të vizitës Drejtori i Qendrës Kërkimore Shkencore, Drejtues Xhavit Shala mbajti para vizitorëve referatin me teme: “Ndikimi i rritjes së sigurisë në zhvillimin ekonomik social të vendit”.